Home Gjeo-Ekonomia Burimet zyrtare izraelite: Nuk ka negociata me Hamasin përmes Egjiptit

Burimet zyrtare izraelite: Nuk ka negociata me Hamasin përmes Egjiptit

Izraeli nuk po zhvillon asnjë negociatë me Hamasin përmes Egjiptit. Këtë e raporton agjencia e lajmeve Times of Israel, duke cituar një burim zyrtar.

Burime të tjera zyrtare i thanë faqes se “për momentin ne po luftojmë terroristët që ndodhen në tokën izraelite. Ne nuk jemi përfshirë deri më tani në asnjë bisedë, në asnjë negociatë pengjesh”.

Qeveria ka konfirmuar zyrtarisht numrin e pengjeve në Gaza të cilët thanë se janë të paktën 100 persona, edhe pse disa media raportuan për 170 persona.

360grade.al

Share: