Home Gjeo-Ekonomia Ndersa shoqëria jonë plaket, kontribuojmë në rinimin e kombeve të tjerë!

Ndersa shoqëria jonë plaket, kontribuojmë në rinimin e kombeve të tjerë!

Nga Alba Kepi

Ndêrsa popullsia në Shqipëri plaket cdo ditë e më shumë, prej të rinjve që largohen, mosha mesatare e emigrantëve shqiptarë në Itali është çdo vit e më e re.

Gjithnjë e më i lartë po bëhet numri i shqiptarëve që kërkojnë strehim në Itali dhe po gjithnjë e më e re është mosha mesatare e tyre dhe familjeve shqiptare që transferohen për të jetuar e punuar në këtë vend.

Instituti Italian i Statistikave ka publikuar raportin vjetor me të dhënat mbi emigrantët ekstrakomunitarë të pranishëm në territorin kombëtar deri më 1 janar 2023.

Raporti i ISTAT është treguesi që teksa popullsia në Shqipëri plaket gjithnjë e më shumë, mosha e emigrantëve shqiptarë në Itali është çdo vit e më e re.

Raporti dokumenton se brenda një viti shqiptarët që kërkojnë emigrim në Itali për arsye pune, studimi, familjare apo humanitare janë të dytët në numër pas atyre ukrainas që largohen nga koflikti i luftës që ka përfshirë territorin e tyre.

Gjithashtu të dhënat flasin për një shifra të larta të rinjsh shqiptarë që së bashku me familjet kanë hyrë në Itali përgjatë 2022, duke kërkuar pajisjen me leje të rregullt qëndrimi.

Raporti i ISTAT dokumenton se përgjatë vitit 2022 janë 34 594 shqiptarë që kanë kërkuar leje qëndrimi në Itali për motive pune, familjare, studime apo azil kërkues.

Ata renditen të dytit në numër ndër emigrantët ekstrakomunitarë të pranishëm në këtë listë e pas atyre ukrainas që shënojnë 167 106 kërkesa.

Prekupuese shfaqen dhe të dhënat e emigrantëve shqiptarë që qëndrojnë në Itali për motive humanitare.

Deri më 1 janar 2023 në Itali janë 1929 azilkërkues shqiptarë që janë pajisur me leje qëndrimi për motive humanitare, ndërsa shtetas kosovarë janë 350.

Për shkak rritjes së numrit të emigrantëve shqiptarë që marrin nënshtetësi italiane, numri i atyre të pajisur me leje qëndrimi për motive apo afate të ndryshme kohore është reduktuar.

Gjatë vitit 2022 janë 174 mijë emigrantë ekstrakomunitarë që në Itali janë pajisur me nënshtetësi italiane e numri më i lartë i tyre me rreth 11% janë shqiptarë.

Deri më 1 janar të 2023 numri i shqiptarëve me leje qëndrimi të rregullt në Itali sipas ISTAT-it italian është 389 646 e janë ndër të parët në rendtjen e emigrantëve me origjinë europiane.

Ndërsa emigrantë kosovarë ne leje të rregullt qëndrimi në Itali janë 39 803.

Vihet re numri i lartë i emigrantëve shqiptarë në moshë të re; Sipas ISTAT 91 505 janë nën moshën 17 vjec, 30 261 nga 18 në 24 vjec e 33 456 nga mosha 24 në moshën 29 vjecë.

Po ashtu dhe tek emigrantët kosovarë vihet re përqindja e lartë e moshës së re të tyre; 10 959 janë deri në moshën 17 vjec, 5201 nga mosha 18 – 24 vjeç e 3828 të moshës nga 24 në 29 vjeç.

Vetëm gjatë vititi 2022 në territorin italian kanë hyrë me kërkesën e pajisjes së lejes së qëndrimit të rregullt së bashku me familjet 11 337 fëmijë deri në moshën 17 vjeç, 3976 nga mosha 18 në 24 vjeç e 3934 nga 24 në 29 vjeç.

Share: