Gazetari Artur Bibe ofron video ekskluzive nga vija e parë e frontit të luftës, aty ku ushtria izraelite është gati të operojë me tanke dhe ndërhyrje tokësore.
Ata ndodhen vetëm 500 metra larg Gazës, aty ku pritet të ndodhë ndërhyrja.
“Tani jemi në zonën e Gazës. Po dërgojmë pamjet tona. Shpresojmë që gjithçka të jetë në nën kontroll. Po vjen një tank izraelit pas nesh. Afër ndodhet edhe muri, që ndan kufirin”, raporton gazetari.
“Një tjetër tank izraelit po i drejtohet rripit të Gazës. Duket se ka filluar ndërhyrja tokësore. Gaza është 500 meta më tej. Pas murit ndarës është qyteti i Gazës. Këto janë pamje ekskluzive që Top Channel ka mundur të sigurojë në zonën e luftës”, thotë Bibe.
“Një tank tjetër po vjen. Ushtria izraelite ka mundur të hyjë, dhe do të operojë në territorin palestinez. Po përshëndesim ushtarët izraelitë. Shpresoj që të na lënë dhe të mos na pengojmë që të bëjmë punën tonë”, shton ai.
Top Channel