Home KRYESORE Nën akuzë për pastrim parash, Berisha: Ja pse u arrestua Jamarbër Malltezi

Nën akuzë për pastrim parash, Berisha: Ja pse u arrestua Jamarbër Malltezi

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndaj të cilit rëndon akuza për pastrim parash për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, u arrestua fill pas aksionit opozitar.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se u arrestua një person që nuk ishte thirrur kurrë në Prokurori.

“Ai mori dosjen dhe i mohoi qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt. Më duhet thotë. Ky proces do të vazhdojë, se mbron Ballën. Mund të them se ndalimi i Malltezit, vjen kur opozita po bashkohet në Kuvend ndaj maxhorancës të dalë nga gryka e Bajrave apo kamikazët politike që përdoren kundër nesh. Dua ta kenë të qartë se keqpërdorimi dhe flakja si limona të shtrydhur s’do t’i shpëtojnë. Sali Berisha nuk i është larguar kurrë sfidave në këto 32 vite. Aksioni i opozitës nuk ndalet dhe kjo lëvizje do ta forcojë atë. Ne do të vazhdojmë betejën.”, tha ai.

360grade.al

Share: