Home Gjeo-Ekonomia “Prej 1990-ës shteti grek ka zgjeruar hartën e fshatrave në Himarë”, Bido...

“Prej 1990-ës shteti grek ka zgjeruar hartën e fshatrave në Himarë”, Bido thotë se Beleri është pjesë e një projekti…

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido ka folur sot në studion e “Opinion” në Tv Klan për ndikimin që kanë minoritetet te shifrat përfundimtare të censusit këtë vit. Ai theksoi se prej vitit 1990, Greqia ka bërë përpjekjet e saj për të zgjeruar hartën e fshatrave që i konsideron minoritet në zonën e Himarës.

Ai thotë po ashtu se kryetari aktual i bashkisë Himarë Fredi Beleri ka qenë pjesë e kësaj ‘tentative’ të shtetit grek. Duke e cilësuar dhe si projekt, Bido shton se në vitin 2011 ka pasur një për ndarje të re të fshatrave me përbërje minoritare.

-Pse Fredi Beleri i cili dukej se ishte mbrojtës i tezës së helenizmit fitoi në Himarë?

Ardit BidoPër Belerin do shkojmë pak më tej, sepse ai duket se është pjesë e këtij projekti për ta bërë atë bashki dyngjyrëshe. Këto shifra që unë të dhashë janë të popullsisë banuese. Në këtë bashki, 11.6 është minimumi dhe 14.5% është maksimumi i atyre që vetëidentifikohen si grekë. Ndërsa kur bëhet fjala për bashkinë e Konispolit, kjo shifër shkon nga 6.8% deri në 13%. Më bëre pyetjen pse fitoi Beleri. Ai ka fituar me vota shqiptarësh së pari.

-Si ka fituar me vota shqiptarësh? Pse një shqiptar do votonte për një njeri që thoshte ‘kam mbajtur gjallë frymën helene’?

Ardit Bido: Po e bëj këtë analizë sepse më del Beleri si një nga arsyet politike që të shkojë te 20%-i. Në popullsitë banuese të Himarës Beleri ka marrë 35% të votave, këtë herë kanë ardhur numri më i lartë i emigrantëve se çdo herë tjetër. Më shumë se dyfishi i herës më të lartë kur kanë ardhur emigrantë dhe më shumë se trefishi i mesatares. Kanë ardhur 62% më shumë se sa popullsia banuese e Himarës. Që dukshëm kjo tregon se ka një investim të shtetit grek, sepse është përtej kapaciteteve të një kandidati të mbledhë kaq shumë. Në popullsinë banuese Beleri ka marrë 35% të votave, të cilat 15% janë të vetëidentifikuarve grekë dhe pjesa tjetër ka të bëjë me vetëm 3 fshatra të zonës. 

Duhet të kuptojmë që Beleri ka fituar vetëm në Himarë dhe Dhërmi. S’ka fituar as në Palasë, as në Vuno, as në Ilias, as në Qeparo, as në Pilur. Ka fituar në këto dy fshatra me numër shumë të lartë emigrantësh dhe ka fituar në Nivicë, në Shën Vasil dhe Lukovë që atje është një votë në shenjë proteste e këtyre banorëve në zonë për shkak të problemit të madh të pronave, që nëse do mendimin tim, shteti shqiptar u ka hyrë në hak. Të gjitha qeveritë e të gjitha palëve dhe është votë e qartë proteste shqiptarësh dhe në fund të ditës Beleri ishte kandidat i opozitës. Janë vota opozitare me të drejtën e tyre të Zotit.

-Përse e quani pjesë të një projekti?

Ardit Bido: Beleri është pjesë e një projekti sepse prej vitit 1990, shteti grek ka zgjeruar hartën e fshatrave që ajo konsideron minoritet në këtë zonë.

-Me vendim të sajin?

Ardit Bido: Me vendim të sajin! Nuk besoj se është e drejtë sepse një shtet nuk e përcakton minoritetin e një shteti tjetër. Në hartë kuptohet shumë më kollaj se si është kjo ndarje. Në vitin 2011, një vit pas censusit të kaluar shteti grek u ka dhënë pensione greke, karta banorëve të këtyre fshatrave. Ka ndodhur një shit-blerje në 2011-ën, qartazi një deal./tvklan.al

Share: