Home Gjeo-Ekonomia Biznesmeni shqiptar në Amerikë: “Prinderit e mi kanë vujt shumë në Amerikë…

Biznesmeni shqiptar në Amerikë: “Prinderit e mi kanë vujt shumë në Amerikë…

Biznesmeni shqiptar në Amerikë: “Prinderit e mi kanë vujt shumë në Amerikë – Unë lajsha pjata, sot jam pronar i shumë objekteve, por vetëm në Kosovë më flen shpirti qetë”

Nga vizional – 

Biznesmeni shqiptar në Amerikë, Mhill Gjuraj, tregon për “Rrëfim suksesi”, hapat e vështira të jetës së tij dhe të familjes së tij nga Kosova, fillimisht në Itali, më pas në Francë, e deri në Amerikën e largët. Kalvari i gjatë i mërgimit të tij së bashku me familjen e tij të madhe, vjen në një rrëfim plot ndjenjë, mall, sinqeritet, dhimbje e trishtim, por edhe motivim.

“More zot, qysh kanë mujt me qëndrue ata, prindërit e mi ashtu pa dit ka jem nga shkoj, pa ditur asgjë. Në atë kohë kam qenë 15 vjeçar, në 1972, kur u larhuam nga Kosova dhe shkuam për në Itali, atje qëndruam aty për 16 muaj derisa bëmë dokumentat për të udhëtuar për në Amerikë”-rrëfen zoti Gjuraj. Një familje e madhe që endej nëpër rrugët e Evropës, pa ditur gjuhën, pa ditur të lëxojnë e të shkruajnë prndërit, por që ja dalin.

“Shumë ë vëshitirë ka qenë në atë kohë, prindërit e mi, nëna dhe baba me vërtet s’kanë ditur me shkrujt dhe lexue, por bëri zoti mbarë e i morën ato rrugë. Baba dhe nëna kanë pasur 7 fëmijë, dhe ata të dy nëntë pjesdëtarë familja. Por mbërrimë në Amerikë, kur shkuam aty, u takuam me disa të afërm tanë dhe u ndalëm në Francë, për një muaj, dy, nuk mundëm me gjet punë, asgjë, nuk dinim nga të shkonim, shumë vështirë. Shkuam në një qytet, gjetëm një banesë, unë dola jashtë i mërzitur krejt, po vinin nja dy italiane rrugës dhe po më thonin bongionro. Kam nevojë për punë u thashë, bëju gati dhe hajde të të çoj në një restorant dhe hajde puno.

Fillova punë, me la pajta, punoja 15 orë në ditë, laja pjata 6-7 ditë të javës, për një vit punova aty, mbas disa kohësh ika nga aty dhe nisa në një fabrikë të madhe, kishte 2 deri 3 mijë veta punëtorë, ajo kishte sigurimin dhe të tëra të mirat e zotit, hoqa keq me hy aty, se nuk njihja askënd. Unë kam punuar për 19 vite aty.

Kur një ditë, ishte ditë e mirë jashtë, duke ndenjur kohën e bukës, po thoja eh more zot a ka tjetër rrugëdalje, a veç duhet punuar kështu tërë jetën. Duke menduar kështu, e bleva një shtëpi krejt me borxh, lyp andj, e lyp këtej, po falemidnerit prej tyre ata më ndihmuan dhe e bleva atë shtëpi, ndenja aty për 2 vjet dhe shita atë shtëpi më shumë se dyfish nga sa e bleva. Grumbullova ato pare u mbajta peshë, dhe ika në Bronx në Nwe York. Aty bleva një pallat 25 familje, bleva dhe një shtëpi private për familjen, edhe jam kthyer sërish dhe jam ardhur ku kam qenë, dhe bleva një shtëpi private midis malit. Që aty e kam lënë familjen krejt aty, edhe pallatin atje e kisha, nisa tuj kap qa ashtu, i ruaja paret, atëherë kam filluar duke blerë më shumë një pallat tjetër e tjetër”-tregon biznesmeni Mhill Gjuraj. Një vlerësim, falënderim të veçantë ka për prindërit e tij.

“Unë falënderoj prindërit e mi, se mos na kishin mbajt ata ashtu shtrënguar, nuk do ishim në këtë gjendje. Më thontë nëna mua dhe motrave të mia, se ishin më të reja se mua, kqyre mbylle shkollën me qenë kaq ora këtu, mbylle punën në 6 ora me qenë këtu, të hamë darkën të tërë së bashku. Nuk na linin andej me shtëtit poshtë e përjetë kot. Ditën e diel ishim të tërë së bashku e hanin bukën e mirë, darkën e mirë”. Pavarësisht viteve larg, në mërgim e në dhe të huaj, biznesmeni Gjuraj, me shpirt e zemër ka qenë gjithmonë në Kosovë.

“Amerika është larg, por ai person që ka qejf, dhe e dinë prej nga ka ardhur, unë për vetë kënaqem kur vij këtu, kërkënd nuk kam këtu, kam lind këtu, kënaqem kur vij. Unë këtu kam shpirtin, kam zemrën, më para flej në ferra ku kam jetuar atje, sesa në një hotel të mirë. Jam i përmalluar për këtë vend. Kanë vuajtur prindërit e mi, nuk kanë ditur me shkrujt, me lexue, nuk kanë ditur nga të shkojnë. Unë vet di me shku gjithëknëd, edhe them more zot si kanë qëndruar ashtu ata, pa u marr vesh me kërkënd, shumë të fortë, shumë të fortë. Është mirë me dit vuajtjet e dikujt, ai perosn që nuk i dinë çfarë kemi vuajt ne, ai i duket kollaj, hyp këtu, zhdryp atje, udha e mbarë i qoftë. Jo sikur ne kemi bërë 2-3 ditë për të shkuar prej Kosove e deri në Romë”përfundon rrëfimin e tij sa prekës, aq edhe motivues biznesmeni kosovar me banim ne Amerikë, Mhill Gjuraj.

Share: