Home Gjeo-Ekonomia Qeveria e Netanyahu-t u jep leje të gjithë qytetarëve që jetojnë pranë...

Qeveria e Netanyahu-t u jep leje të gjithë qytetarëve që jetojnë pranë Gazës të mbajnë armë

Çdo banor që jeton në një qytet izraelit jugor më pak se 4 kilometra nga Rripi i Gazës do të jetë në gjendje të mbajë armë, tha më herët të mërkurën ministri i sigurisë kombëtare i vendit. Të gjithë qytetarët e Sderotit do të lejohen të mbajnë një armë në përgjigje të sulmeve të nisura nga Hamasi, tha Itamr Ben-Givr.

Vihet re se që nga e shtuna janë paraqitur mbi 10 mijë e 600 aplikime të reja për leje për armë zjarri, theksoi Ministria e Sigurisë Kombëtare.

“Duke filluar nga sot, çdo banor i Sderotit mund të marrë një leje për armë,” tha zyrtari izraelit, duke shtuar se ndryshimi i rregullit do të shtrihet në qytete të tjera.

360grade.al

Share: