Home KRYESORE Saviano quajti “bastarde”/ Shkrimitari dënohet me 1 mijë euro gjobë për shpifje...

Saviano quajti “bastarde”/ Shkrimitari dënohet me 1 mijë euro gjobë për shpifje kundra Melonit

-Roberto Saviano shkrimtari i njohur që shkruan kundra mafias u dënua me një mijë euro gjobë për shpifje ndaj Kryeministres së Italisë Giorgia Meloni. Procedimi lidhet me një rast të vitit 2020, kur Saviano ofendoi kryeministren për çështjen e emigrantëve.

Është një dënim simbolik por është vetëm fillimi.”, ka komentuar shkrimtari pasi ka mësuar vendimin për të paguar një gjobë.

Humbja e sotme është një shembull i asaj që do të ndodhë nesër, kjo na bën edhe më shumë të kuptojmë situatën në të cilën po jetojmë, me një pushtet ekzekutiv që vazhdimisht përpiqet të frikësojë këdo që thotë gënjeshtrat e tyre.”- shtoi Saviano për mediat.

Saviano ka thënë për mediat se është duke menduar alternativën e largimit nga vendi.

Disa kohë më parë kujton shkrimtari, dikush kishte përhapur lajmin e rremë se unë do të shkoja jashtë vendit. Sot, në dritën e dënimit që mora, është një ide që po e vlerësoj dhe po e marr në konsideratë. Qeveria do të jetë gjithnjë e më e ndërlikuar, nga të gjitha këndvështrimet”.-vijoi Saviano

Gjyqi në të cilin ai u dënua pasoi një ankesë të paraqitur nga Giorgia Meloni. Ankesat kishin të bënin me faktin se në dhjetor 2020, gjatë një episodi të programit “Piazzapulita” kushtuar temës së emigrantëve, Saviano iu referua kryeministres aktuale, e cili në atë kohë ishte deputete me fjalën “bastarde”.

360grade.al

Share: