Home Gjeo-Ekonomia Sekretari i Sigurisë Kombëtare: SHBA ndodhet në një mjedis të rrezikuar pas...

Sekretari i Sigurisë Kombëtare: SHBA ndodhet në një mjedis të rrezikuar pas sulmeve në Izrael

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Alejandro Mayorkas u tha ligjvënësve të enjten se Shtetet e Bashkuara ndodhen në një “mjedis të shtuar kërcënimi” pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Mayorkas renditi një sërë veprimesh që administrata e Presidentit Joe Biden po ndërmerr për të ndihmuar komunitetet dhe zbatimin e ligjit, duke përfshirë sigurimin e informacionit dhe inteligjencës, nxjerrjen e një buletini të përbashkët të inteligjencës menjëherë pas sulmit, shpërndarjen e fondeve për të ndihmuar në sigurimin e vendeve të adhurimit dhe komunikimin me komunitetet e besimit.

“Ne jemi duke u angazhuar gjerësisht me komunitetet e besimit, duke folur me ta për hapat që mund të ndërmarrin për të siguruar që individët që praktikojnë, vazhdojnë të praktikojnë, besimin e tyre, i cili është kaq themelor, janë në gjendje ta bëjnë këtë me një ndjenjë sigurie”- tha Mayorkas.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray u bëri jehonë këtyre veprimeve gjatë seancës dëgjimore të Senatit, duke thënë se agjencia e tij është gjithashtu e përfshirë në shtrirjen dhe trajtimin e krimeve të urrejtjes.

“Ky është një kërcënim që po arrin, në një farë mënyre, nivele historike,” tha Wray.

Realiteti është se komuniteti hebre është në shënjestër unike, në mënyrë unike nga pothuajse çdo organizatë terroriste në të gjithë spektrin. Dhe kur shikon një grup që përbën afërsisht 2.4% të popullsisë amerikane, duhet të jetë e frikshme për të gjithë që e njëjta popullsi përbën rreth 60% të të gjitha krimeve të urrejtjes me bazë fetare, dhe kështu ata kanë nevojë për ndihmën tonë”– tha Wray.

Drejtori i FBI-së tha se propaganda mund të inkurajojë ekstremistët e dhunshëm ose aktorë të tjerë të vetëm brenda Shteteve të Bashkuara.

“Aktorët e vetmuar, ekstremistët e dhunshëm vendas të frymëzuar nga organizatat e huaja terroriste, janë në shumë mënyra kërcënimi më i madh me të cilin përballemi këtu në atdhe,” tha Wray, duke shtuar: “Të ketë kaq shumë organizata të huaja terroriste që kërkojnë në mënyrë të qartë për sulme në mënyrë të konsiderueshme … merr nivelin e kërcënimit, mjedisin e kërcënimit, rrezikun në një nivel krejt tjetër këtu.”

Top Channel

Share: