Home Gjeo-Ekonomia Serbia nis largimin e trupave nga kufiri me Kosovën! SHBA e konfirmon:...

Serbia nis largimin e trupave nga kufiri me Kosovën! SHBA e konfirmon: Vendimi ndihmon në de-përshkallëzimin e tensioneve

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby ka deklaruar se forcat serbe kanë filluar të largohen nga kufiri me Kosovën.

Sipas Kirby-t, vendimi ndihmon në de-përshkallëzimin e tensioneve.

Meqenëse ne deklaruam publikisht se i kishim parë forcat serbe në kufi, ne po ashtu i kemi parë ata të fillojnë t’i largojnë ato forca. Dhe kjo është një gjë e mirë, që do të ndihmojë në de-përshkallëzimin e tensioneve – nuk do t’i eliminojë ato, por do të ndihmojë në de-përshkallëzimin e tyre”- tha Kirby.https://510532b86fd37c95b8a6601fbe80595f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Deklarata e Kirby-t vjen një ditë pas mesazhit të zëdhënësit të DASH, Matthew Miller, se pretendimet nuk janë konfirmuar ende, por “do të ishte një hap i mirëpritur”.

“Pra, ne kemi parë raportet se Serbia ka tërhequr personelin dhe pajisjet ushtarake nga kufiri, por ende nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm. Por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur, diçka që ne kërkuam që të ndodhte javën e kaluar dhe ne do t’i mirëpresim ata që të kenë marrë atë hap“- tha më herët Miller.

Top Channel

Share: