Home KRYESORE “SPAK gënjen”, Argita Malltezi analizon dosjen: Kthimi i pronës zgjati me vite,...

“SPAK gënjen”, Argita Malltezi analizon dosjen: Kthimi i pronës zgjati me vite, Berisha pa ndikim

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi ka analizuar dosjen e SPAK në ngarkim të bashkëshortit dhe të atit për çështjen “Partizani”.

Për “Top Story”, zonja Malltezi tha se pas 3 vitesh hetime shteruese, SPAK dhe GJKKO nuk kanë arritur të ngrenë aktakuzë, por kanë vendosur masë për kufizimin e lirisë personale të bashkëshortit të saj dhe ish-kryeministrit Berisha.

E bindur, Malltezi tha se nuk ka dhe as nuk kanë për të gjetur prova për çështjen.

Malltezi: SPAK ka bërë 3 vite hetime dhe në dosjen e GJKKO-së shënohet pas 3 vitesh hetime shteruese. Por pas 3 vitesh hetime shteruese nuk ka ngritur aktakuzë, por kanë marrë masë për kufizimin e lirisë personale dhe kanë filluar hetimin ndaj personit sepse hetimi fillimisht nuk ka qenë ndaj personit por ndaj çështjes, që është pa afat dhe mund ta zgjasnin sa të donin. Po të kishin gjetur një provë në këtë do të kishin ngritur aktakuzë, por këtu nuk ka akuzë sepse nuk ka prova.

Hoxha: SPAK procedon me masa sigurie njëherë dhe pastaj ngre akuzën në mënyrë të menjëhershme dhe dorëzon çështjen.

Malltezi: Ngre akuzën kur ka prova, por këtu nuk ka prova dhe nuk do të ketë akuzë. Gjithsesi nuk ka ngritur akuzë dhe në këtë formë ata mund të procedojnë kur ka raste flagrante, jo kur ka raste hetimesh që nuk nxjerrin prova.

I marrim me radhë, origjina e provës. E nisim me fletërrufenë e Taulant Ballës, dhe sot në vendimin e GJKKO-së citohet ajo me qëllim që të krijohet ai konfuzioni tek njerëzit se qenka problemi i pronës.

Por absolutisht nuk diskutohet më problemi i pronës. Në asnjë rresht nuk diskutohet më se prona u takon pronarëve, do ta merrni vendimin. Përmenden këto dokumentat e viteve ’43, ’46, të familjeve të ndryshme sepse unë po përmend ato të familjes Begeja. Origjina është diçka e shteruar. Të marrim kthimin. Gënjen SPAK sepse nuk ka prova kur thotë se kam bërë kërkesa në 2006-2007-ën dhe përdoret për sulme politike.

Prona e familjes Begeja ka dashur 15 vite që të kthehet. Ka filluar në ’94 nga motra e gjyshes, ka marrë vendimin e parë në ’96-ën, kanë marrë vendime të tjera në vitet në vijim. Edhe vendimi që është marrë në 2006-ën për kthimin e tokës që ishte njohur në ’96-ën është marrë nga Komisioni i Kthimit të Pronave me anëtarë nga Partia Socialiste. Pra, kjo është një pronë kthimi i së cilës ka zgjatur, në gjithë këto vite nuk ka pasur asnjë ndikim. Në këto vite im atë ka qenë President, Kryeministër dhe ajo dosje nuk ka asnjë fjalë të thotë që Sali Berisha ka ndikuar në mënyrë të paligjshme. As nuk ka që i ka kërkuar, e njëjta gjë edhe për Jamarbërin.”

Malltezi shtoi se familjet nuk janë shpronësuar dhe se SPAK është artopolant i gënjeshtrave të Ramës.

Ajo disa herë atakoi Prokurorinë e Posaçme dhe deklaroi për “Top Story” se as bashkëshorti dhe as i ati, Sali Berisha, nuk janë pyetur gjatë 3 viteve hetime për çështjen “Partizani”.

Sipas Malltezit, fakti që nuk kanë dëgjuar mbrojtjen apo personat kryesorë ndaj të cilëve rëndon çështja, tregon se ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama, dhe SPAK dhe GJKKO janë kamxhik në duart e kryeministrit.

Sipas saj Prokuroria e Posaçme nuk është drejtësi, por deformim i pushtetit kriminal të kryeministrit Edi Rama.

E bindur, Malltezi tha se nuk ka dhe as nuk kanë për të gjetur prova për çështjen dhe tregoi se ka qenë ministri Anastas Angjeli ai që i dërgoi kërkesë zyrtare për fillimin e procedurave të privatizimit të klubit Partizani ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko dhe ministrit të Sporteve, Blendi Klosi.

Top Channel

Share: