Home Gjeo-Ekonomia Sulmi terrorist në Ankara/ Reagon ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya

Sulmi terrorist në Ankara/ Reagon ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya

Ministri i Brenshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka reaguar për sulmin terrorist para institucionit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministri ka bërë me dije se dy terroristë kanë kryer sulm me bombë në portën hyrëse të institucionit.

Në reagimin e tij në platformën “X”, ministri shkruan se një nga terroristët ka hedhur veten në erë ndërsa tjetri është neutralizuar, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy policë.

Rreth orës 09.30, dy terroristë të cilët kanë ardhur me një mjet para portës hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë kryer një sulm me bombë.

Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua.

Gjatë zjarrit kanë mbetur të plagosur lehtë 2 policët tanë. U uroj shërim të shpejtë heronjve tanë.

Lufta jonë do të vazhdojë derisa të neutralizohet edhe terroristi i fundit”, ka shkruar ministri.

360grade.al

Share: