Home Gjeo-Ekonomia Takimi në Tiranë, Daçiç bojkoton foton zyrtare, por homologët dhe zyrtarët e...

Takimi në Tiranë, Daçiç bojkoton foton zyrtare, por homologët dhe zyrtarët e BE nuk e prishin terezinë, batuta e të qeshura me njeri-tjetrin

24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit u mblodhën sot në Tiranë në takimin e Ministrave të Jashtëm i cili i parapriu samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Në të merrnin pjesë Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.

Ndonëse në takim, ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic mori pjesë, ai ka munguar në foton familjare me homologët e tij si dhe përfaqësuesit e BE. Me sa duket prania e ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla si dhe flamuri i Kosovës i vendosur krah të atyre të vendeve pjesëmarrëse ka irrituar Daçiç, i cili nuk është rreshtuar me homologët.

Por gjithsesi, ministrat e Jashtëm dhe ata që dolën në foto nuk e kanë prishur terezinë dhe kanë vijuar paraqitjen e tyre dinjitoze, teksa ka pasur dhe të qeshura dhe batuta me njeri-tjetrin.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
Share: