Home Gjeo-Ekonomia Tre të rinj thyejnë perimetrin në Bulevard dhe shpalosin banderolën: Sanksione Ramës...

Tre të rinj thyejnë perimetrin në Bulevard dhe shpalosin banderolën: Sanksione Ramës dhe Vuçiçit

Tre të rinj janë shoqëruar në polici ditën e sotme, pasi ata kanë mundur të thyejnë perimetrin e sigurisë i vendosur nga policia për Samitin e Procesit te Berlinit.

Pasi janë futur në zonën ku nuk lejohet, ata kanë shpalosur dhe një banderolë, me mbishkrimin “Sanksione Ramës dhe Vuçiçit”.

Menjëherë më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke bërë dhe shoqërimin e tre të rinjve në komisariat.

Kujtojmë që sot në Tiranë mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë liderët e BE dhe të Ballkanit Perëndimor./Lapsi.Al

Share: