Sali Berisha, paraditen e sotme gjatë një konference për shtyp është njohur live me vendimin e gjykatës për sekuestrimin e truallit të bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.
Gjatë pyetjeve me gazetarët, Berisha u pyet lidhur me rastin duke e komentuar si një rast të pakrahasueshëm me çështjen e “Partizani”.
Gazetari: A e vlerësoni vendimin e gjykatës për sekuestrimin e truallit të bashkëshortit të Ministres Olta Xhacka?
Berisha: Si mund të krahasosh ti këtë rast. Ti krahason Artan Gacen që ka marr investitor strategjik tokë publike me Begen dhe Malltezin që mori tokën e vet pas 50 vitesh. Nuk mund të ketë krahasim këtu. Mbështes çdo veprim të organeve ligjzbatuese.