Home Approccio Italo Albanese ANGELA KOSTA TRADUCE IN LINGUA ITALIANA I VERSI DELLA POETESSA E CONDUTTRICE TV ALKETA...

ANGELA KOSTA TRADUCE IN LINGUA ITALIANA I VERSI DELLA POETESSA E CONDUTTRICE TV ALKETA GASHI FAZLIU

Sot sjellim për lexuesit prezantuesen në Radio Televizionin Kosova (RTK) Alketa Gashi Fazliu.

ALKETA GASHI FAZLIU është shkrimtare, poete, redaktore, prezantuese dhe gazetare mjaft e njohur në Kosovë. Aktivitetin e gazetarisë Alketa e ka nisur në ‘’Radio Prizren’’, kur ishte në moshë fare të re. Aktualisht ajo jep edicionin e lajmeve qëndrore dhe gjithashtu prezanton emisionin e mëngjesit në ‘’Radio Televizionin Kosova”. Alketa gjithmonë e ka pasur pasion letërsinë madje ka botuar shkrime që në fëmijëri. Një pasion tjetër i saj është gjithashtu edhe leximi. Alketa ka filluar të punojë në media prej nëntorit të vitit ’99, mënjëherë pas luftës.

Njëkohësisht, ajo ishte prezente në radio në transmetimin e emisioneve për fëmijë, dhe më pas drejtoi emisione edhe në TV. Ajo ka përfunduar shkollën e muzikës në degën për violinë. Vendlindja e saj është Prizreni; është e martuar në Drenicë dhe jeton në Prishtinë. Alketa është nënë e tre fëmijëve të mrekullueshëm si edhe bashkshorte e një luftëtari të UÇK-së. Alketa është autore e disa librave të botuar, dy prej të cilëve i ka përuruar në Tiranë. Ajo ka dy Master shkencorë dhe Doktoraturë.

Alketa është prezantuese e shumë ngjarjeve të rëndësishme në Kosovë si: konferencave të shumta shkencore, koncerteve të ndryshme, akademive si dhe të shumë eventeve të tjera). Alketa është Anëtare e Unionit të Shkrimtarëvë dhe Kritikëve Shqiptarë si edhe publiciste e një sërë artikujsh politik brenda dhe jashtë vendit. Në Francë, nga Shtëpia botuese prestigjioze “Le Harmattan”, ajo botoi librin “Lakuriq drejt Pavarësisë”.

Alketa është autore dhe moderatore e mbi 500 kronikavë të librit, program i cili ndiqet me shumë interes në RTK. Ajo ka organizuar disa fushata ndërgjegjësimi dhe bamirësie ku ia vlen të theksohet nisma “Brënda dollapit tim” nëpërmjet së cilës arriti të gëzonte një numër të madh familjesh duke i ndihmuar me gjëra të nevojshme elementare për jetën. Alketa është vlerësuar për punën e saj të palodhur, me disa çertificata mirënjohjeje nga institucione dhe organizata të ndryshme botërore. 

Po sjellim këtu disa vargje të autores… 

PROLOG 

Lumturi plot shpresë
E adhuroj mënyrën si më shikon
Pa pikë krenarie…
Përflakem në modelin tënd erotik
I pamëshirshëm, i guximshëm, këmbëngulës 

Më ngjall dëshirë frenetike
Kulti im
Bust
Çmontimi i sistemit tim të sigurisë
Spiranca
Dallgë 

Ti je
Pa embargo erotizmi
Etapa ime
Faqja ime ndryshe e historisë
Fauna e fantazive të mia
Simboli im i turbullt
Porta ime e misterit
Mbretëria ime e errësirës 

Ti vë në provë caqet e mia
Kapërcen pengesat
Habitshëm më dërgon në kozmose 
ku nuk kam ditur të shkoj
Tjetër stratosferë 

Më bën ta dëshiroj atë që kam
Mit…
Që flatëron në krah avioni 

Mbi pafund kilometra lartësi
Çartësohesh TI
Mjegulla e jetës sime.



Oggi presentiamo ai lettori la presentatrice in Radio Televisione Kosovo (RTK) Alketa Gashi Fazliu. 

ALKETA GASHI FAZLIU è una nota scrittrice, poetessa, editrice, presentatrice e giornalista in Kosovo. Alketa ha iniziato nel campo del giornalismo a “Radio Prizren”, quando era ancora molto giovane. Attualmente trasmette il telegiornale serale ed inoltre conduce anche il programma mattutino alla “Radio Televisione Kosovo”.

Alketa ha sempre avuto una passione per la scrittura e fin da bambina ha pubblicato diversi scritti. Inoltre, un’altra sua passione è la lettura. Alketa ha iniziato a lavorare nel settore dei media dal novembre 1999, subito dopo la guerra. Allo stesso tempo, era presente alla radio trasmettendo programmi per bambini, e poi ha condotto varie trasmissioni in TV.

Si è diplomata alla scuola di musica, istrumento violino. Alketa è nata a Prizren, si sposò a Drenica e vive a Pristina. Alketa è la madre di tre meravigliosi bambini, e la moglie di un combattente dell’UCK. Autrice di diversi libri pubblicati, due dei quali inaugurati a Tirana. Ha due Master scientifici
e il titolo di Dottorato.

Alketa è la presentatrice di molti eventi importanti in Kosovo come: numerose conferenze scientifiche, vari concerti, accademie e molti altri eventi). Inoltre è Membro dell’Unione Degli Scrittori e Critici Albanesi, nonché pubblicista di numerosi articoli politici sia all’interno e anche all’esterno del paese. In Francia, dalla prestigiosa casa editrice “Le Harmattan”, ha pubblicato il libro “Nudi verso l’Indipendenza”. Alketa è autrice e moderatrice di oltre 500 cronache del libro, nel programma seguito con maggior interesse su RTK.

Ha organizzato diverse campagne di sensibilizzazione e beneficenza tra cui vale la pena sottolineare l’iniziativa “Dentro il mio armadio” attraverso la quale è riuscita a portare gioia ad un gran numero di famiglie, aiutandoli con i beni di prima necessità. Alketa è stata apprezzata per il suo instancabile lavoro, con numerosi attestati di apprezzamento da parte di varie Istituzioni e Organizzazioni Mondiali.


Portiamo qui alcuni versi dell’autrice…


PROLOGO 

Felicità piena di speranza
Adoro il modo in cui mi guardi.
Senza alcun orgoglio…
Esplodo al tuo modello erotico.
Spietato, coraggioso, insistente 

Resusciti desiderio frenetico.
Il mio culto
Busto
Sfascio del mio sistema di sicurezza
Ancore
Onde 

Tu sei
Senza embargo di erotismo
La mia fase
Diversa mia pagina di storia
La fauna delle mie fantasie
Il mio torbido simbolo 
La mia porta del mistero
Il mio Regno di tenebre 

Tu metti alla prova i miei confini 
Superi gli ostacoli
Incredibilmente mi porti in tali cosmosi 
di cui non ho mai saputo andare.
Un’altra stratosfera 

Mi fa desiderare quello che ho.
Mito…
Che vola con con le ali dell’aereo. 

Su infiniti chilometri di altezza
Splendi TU
Nebbia della mia vita.

Përktheu dhe pregatiti Angela Kosta Akademike, shkrimtare, poete, gazetare, përkthyese, Drejtoreshë e gazetës Dritare e Re – Nuova Finestra dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press.

Share: