Home KRYESORE Detajet e projektligjit të amnistisë, ja kush përfiton zbritje të dënimit

Detajet e projektligjit të amnistisë, ja kush përfiton zbritje të dënimit

Nga amnistia e propozuar pritet të përfitojnë 620 persona që vuajnë dënimet në burgjet shqiptare.

Ministri Drejtësisë Ulsi Manja çoi për miratim në qeveri projektin përfundimtar të Amnistisë Penale, e cila përfshin të dënuarit deri më datën 30 Nëntor 2023.

Përfitues nga kjo amnisti janë:

– Personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Personat femra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet.

– Të  dënuarit  me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

– Të dënuarit meshkuj që janë baras ose mbi moshën 60 vjeç dhe femra baras ose mbi moshën 50 vjeç.

– Personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

Amnistohet edhe të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30.11.2023, për të cilat Kodi Penal dhe Kodit Penal Ushtarak parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë.

Top Channel

Share: