Home Gjeo-Ekonomia Dumani dhe SPAK te FBI në USA

Dumani dhe SPAK te FBI në USA

🇦🇱 Pjesëtarë të ekipit të OPDAT-it në Ambasadën e SHBA dhe zyrtarët e SPAK-ut vazhduan takimet në Uashington, DC. Kreu i SPAK Altin Dumani pati takime në Byronë Federale të Hetimit (FBI), në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejtësisë, si dhe në Departamentin e Thesarit.

Dumani gjithashtu u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren kryesore për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Yuri Kim.

Grupi do të vazhdojë udhëtimin studimor me takime të tjera në Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë dhe Administratën kundër Narkotikëve (DEA).

🇺🇸 Members of the U.S. Embassy’s OPDAT team and SPAK officials continued their meetings in Washington, D.C. SPAK Chief Dumani had meetings at the Federal Bureau of Investigation (FBI), the U.S. Department of Justice Money Laundering Asset Recovery Section, and the U.S.

Treasury Department. Dumani also met with Assistant Secretary of State for International Narcotics and Law Enforcement Affairs Todd D. Robinson, Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs James O’Brien, and Principal Deputy Assistant Secretary for European and Eurasian Affairs Yuri Kim.

The group will continue their study tour with more meetings at the U.S. State Department, the U.S. Department of Justice, and the Drug Enforcement Administration (DEA)./Ambasa Amerikane në Shqipëri

Share: