Home KRYESORE Ende mendoni se paratë nuk blejnë dashurinë?

Ende mendoni se paratë nuk blejnë dashurinë?

Nga Irena Beqiraj

Nuk më interesojne shumë paratë, paratë nuk mund të më blejnë dashurinë.” ky është vargu një kënge të mrekullueshme të Beatles.

Por kjo është vetëm një klishe morale ose ndryshe realitet imagjinar , sepse historia provon të kundertën.

Përshëmbull zakoni i dhënies së unazave të shtrenjta të fejesës , filloi të përdorej gjerësisht në SHBA në vitet 1930, kur gratë u gjenden të pa mbrojtura ndaj mungesës së seriozitetit të burrave të tyre .

Edhe pse të fejuara nëse ato flinin me të fejuarin para martesës , ky ishte një rrezik i madh për gruan. Nëse i fejuari i saj e prishte fejesën, vajza mund të mbetej pa perspektivë për një martesë tjetër.

Para 1930 -t, gjykatat i lejonin gratë ti padisnin të fejuarit e tyre për “shkelje të premtimit” dhe kjo u jepte atyre njëfarë sigurie, por kur gjykatat ndaluan së bëri këtë , kolaterali i dashurisë u bë unaza e fejesës, të cilën vajza e mbante nëse prishej fejesa.

Një unazë e shtrenjtë fejese ishte një nxitje e fortë për burrin që të respektonte premtimin ose unaza kondiderohej kompensimi financiar nëse ai nuk e bënte këtë.

Për ekonomisten Lena Edlund , ndër punimet cilës përfshihet edhe “Teoria ekonomike të prostitucionit” kudo ku ka burra të pasur, gratë janë të shumta.

Gratë grumullohen edhe numri i tyre është më i lartë se i burrave pothuajse në të gjitha kryeqytetet e vendeve të zhvilluara, prandaj 4 shoqjet e filmit “Sex and the City” ankoheshin gjithmonë se “burrat e mirë” kishin mbaruar .

Në vendlindjen e Edlund, Suedi, qytetet ku burrat kanë të ardhurat mesatare më të larta të janë qytetet me përqindjen më të madhe të grave të moshës 25-34 vjeç.

Ende mendoni se paratë nuk blejnë dashurinë?

Te tjera dëshmi më të drejtpërdrejta vijnë nga website-t e takimeve në internet, edhe ekonomistët kanë provuar se nëse burrat tregojne se kanë të ardhura të larta marrin më shumë “klikime” sesa rivalët e tyre më të varfër ose më të ndershëm.

Feministet që luftojnë për të drejat e grave edhe barazinë me burrat , por që të lumtura pranojnë cdo diskriminim pozitiv si shenjë të emancipimit këto rreshta mund ti duken antifeministe.

Por në fakt nuk jam antifeministe jam vetëm një ekonomiste , e cila mendon se kjo sjellje e grave mund të kuptohet duke përdorur një metodë të quajtur “teoria e lojës”.

Teoria e lojës u zhvillua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga John von Neumann, i cili ishte matematikan, dhe Oskar Morgenstern, ekonomist. Z. von Neumann ishte i njohur si njeriu më i zgjuar në planet.

Nje nga lojërat më të thjeshta, në teorinë e lojes është “Ultimatumi”, një lojtar (Zach ) merr një zarf me 100 kartëmonedha një dollarshe. Ai duhet të vendosë se sa do t’i ofrojë lojtares së dytë (Abby).

Abby ose e pranon këtë vendimarrje ultimatum, ose të dy lojtarët humbasin gjithçka. Pra Zach që të mos i humbas të gjitha duhet të kuptojë cfarë do të jetë e gatsheme të pranonjë Abby .

E pra Zach -et e dinë dashuria është shumë argëtuese , por që nga 1930 u nevojitet të kuptojnë përpiqen të ofrojnë cfarë Abby-t janë të gatshme të pranojnë si kolateral për dashurinë e tyre .
🙄😉

PS. Kushdo lexuese grua që e ndjen veten të ofenduar nga ky shënim , le ta konsiderojë veten një qenie ndryshe , edhe ky shënim nuk është për të.

Ky shënim është per gjithe grate normale , të zakonshme, të cilat kanë akoma kuriozitet të ekzaminojnë botën edhe bashkë me të veten, me të cilat më pelqen të komunikoj e të shkëmbej !

Share: