Home KRYESORE Lajmet tek Klani edhe historia e Nuredin Xhakës!

Lajmet tek Klani edhe historia e Nuredin Xhakës!

Nga Irena Beqiraj

Po dëgjoja lajmin e parë tek Klan edhe mu kujtua një histori e vjetër që na tregohej në shtëpinë time, sa herë që “fluturonim kot” .

Nuredini me shokë të tjerë të fshatit iku në kurbet në Amerikë .

U kthyen të gjithë pas ca vitesh. Ndërsa shokët u kthyen në shtëpi me napoleona flori, e blenë bageti, qe e qereste për të punuar tokën , Nuredini kishte vepruar ndryshe .

E ëma Hyria pasi e la ca ditë të clodhej e pyet – Nuredin , a ke prurë ndonjë napoleon të rregullojmë ca ekonominë ?

Jo- ju kthye Nuredini ! Nëno të tjera janë qëllimet e mia. Kam blerë rroba e unazë diamanti sepse dua të bje në sy në kasaba, se vetëm kështu mund të më marrin për të madh e për të zotin !

Hyria edhe pse e kishte dritë syri Nuredinin, vendosi ti jepte një mësim .

Shtroi një darkë , ftoi gjithë fashatin dhe duke qenë grua e ve u ul tek sofra e burrave edhe u kërkoi leje burrave të kendonte në sy te tyre një këngë për Nuredinin e saj . Dhe ja nisi :

Të keqen Nuredin Xhaka
Vdektë Hyria të lëntë prapa,
I veshur me rroba mbreti
Nga mendja kaposh deti.

🤣🤣🤣🤣🤣

Share: