Roman Abramovich ia shiti Chelsean rreth 1.5 vjet më parë miliarderit amerikan Todd Boley, me pjesën më të madhe të parave të tij në një llogari të mbyllur në Mbretërinë e Bashkuar, e destinuar për viktimat e pushtimit ushtarak të Ukrainës në Rusi, pasi iu vendosën sanksionet për shkak të lidhjeve të tij me Vladimir Putin.
Një publikim i “Telegrafit” raporton se është bërë propozimi që këto para, në vlerë prej 2.5 miliardë eurosh, të drejtohen për të njëjtat qëllime në Izrael dhe jo në Ukrainë. Sipas burimit, qeveria britanike e hodhi poshtë propozimin, sepse e konsideron atë një veprim të Abramovich për të shmangur pakënaqësinë e Rusisë.
Një propozim i ngjashëm ishte bërë edhe për Turqinë, kur ajo u godit nga tërmeti vdekjeprurës, por as atëherë propozimi i tij nuk u pranua.
360grade.al