Home Gjeo-Ekonomia Ministri grek vjen në Shqipëri, pritet të takojë Fredi Belerin në burgun...

Ministri grek vjen në Shqipëri, pritet të takojë Fredi Belerin në burgun e Durrësit

Fredi Beleri

Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou ka mbërritur në vendin tonë dhe pritet të takojë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg.

Takimit pritet të zhvillohet gjatë mesditës së sotme në burgun e Durrësit, ku ndodhet prej muajsh Beleri.

Vizita bëhet ne funksionin të gjyqit që do të bëhet nesër, për të shprehur edhe njëherë mbështetjen ndaj tij.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpasherëshme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njejtën kërkesë.

360grade.al

Share: