Home Approccio Italo Albanese Miratohet marrëveshja për refugjatët midis Melonit dhe Ramës në Parlamentin italian

Miratohet marrëveshja për refugjatët midis Melonit dhe Ramës në Parlamentin italian

Parlamenti italian miratoi rezolutën e propozuar nga mazhoranca. Me 189 vota pro dhe 126 kundër të të gjithë opozitës u miratua drafti që angazhon qeverinë “të miratojë çdo iniciativë të nevojshme, duke përfshirë edhe një projekt-ligj ratifikimi, për një zbatim efektiv dhe urgjent të Protokollit” midis Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, thuhet në media.

Protokolli me Shqipërinë nuk pretendon të jetë një zgjidhje, por një mjet shtesë për të menaxhuar ardhjet masive të emigrantëve. Marrëveshja e nënshkruar më 6 nëntor është një komponent i rëndësishëm i një strategjie të përgjithshme dhe një model i mundshëm, jo vetëm për Italinë, për bashkëpunimet e ardhshme me vendet mike”.-tha Antoni Tajani

“Debati për këtë çështje dhe votimi që do ta përmbyllë atë, dëshmojnë se qeveria jonë nuk i është shmangur asnjëherë, veçanërisht për çështje të një rëndësie kaq të madhe, dialogut dhe shqyrtimit të Kuvendit” – tha zv.kryeministri italian.

Duhet shtuar se opozita italiane e ka kundërshtuar marrëveshjen dhe ka patur disa orë debate në parlament në lidhje me projekt-ligjin.

360grade.al

Share: