Kryeministri palestinez, Mohamad Shtajeh, shpërtheu ne lot gjatë një mbledhje të qeverisë në Ramallah, teksa po fliste për fëmijët e vrarë në Gaza nga sulmet e Izraelit.
“Lufta e nisur më 7 tetor ka shkaktuar një bilanc tepër tragjik: 9770 palestinezë janë vrarë, ndërsa izraelitët e vrarë nga Hamas janë 1400. “Fëmijët po shkruajnë emrat në trupat e tyre në mënyrë që të identifikohen nëse vriten, nëna e 3 fëmijëve e zënë poshtë rrënojave u thotë fëmijëve, më lejoni t’ju shoh…”, u shpreh kryeministri ndërsa nuk mbante dot lotët.
Kujtojmë se mbi 200 persona janë vrarë në Gaza, pas atyre që u cilësuan si bombardimet më intensive që prej fillimit të luftës.
Ushtria rrethoi enklavën, duke e ndarë territorin në dysh. Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken bëri thirrje për pauza në luftime ndërsa OKB kërkon armëpushim të menjëhershëm.
360grade.al