Home Gjeo-Ekonomia “Njerëzit e mi më dinin të vdekur”/ Lirimi i pengjeve, emocione e...

“Njerëzit e mi më dinin të vdekur”/ Lirimi i pengjeve, emocione e lot

Videoja emocionuese që tregon momentin kur 9-vjeçari izraelit Ohad Munder, një nga pengjet e liruara nga Hamasi, vrapo të takojë të atin në spitalin, bëri menjëherë xhiron e rrjetit.

Ohadi mbushi 9 vjeç teksa mbahej në Gaza së bashku me nënën e tij Keren dhe gjyshen Ruti, edhe ato të liruara gjithashtu. Përqafimi i sigurt i të atit shënoi dhe fundin e makthit të tij dhe të familjarëve të vet.

Vëllai i tij, Roy falënderoi forcat izraelitë të mbrojtjes për faktin që të arriti t`i shtrëngonte sërish në krahë njerëzit e vet të dashur, por shtoi se gëzimi i tij do të jetë i plotë kur të lirohen edhe pengjet e tjerë.

Dua të falënderoj forcat izraelite për përpjekjet e tyre. Pa to, unë nuk e di sesi do të kishim mundur t’i kalonim këto 49 ditë. Faleminderit të gjithë popullit të Izraelit. Është shumë e rëndësishme për mua të them se sot megjithatë nuk jemi në humor për festë, jemi të gëzuar por nuk po festojmë sepse ka edhe shumë pengje të tjerë që presin atje. Ne duhet të vazhdojmë deri sa të kthehen që të gjithë, deri tek pengu i fundit.“- u shpreh ai.

Ndërkohë, në mesin e 10 pengjeve të liruar tajlandezë ishte dhe Vetoon Phoome, familja e të cilit e dinte të vrarë tashmë nga Hamasi.  “Ai më kërkoi të mos qaja, dhe t’i tregojë nënës se po kthehej”, tha për Reuters motra e tij e madhe,  e cila foli për ribashkimin emocional me të përmes një lidhjeje video.

33 vjeçari që jeton prej 5 vitesh në Izrael e quajti një “mrekulli” mbijetesën e tij. Qeveria e Tajlandës njoftoi se janë edhe 20 shtetas të saj qe ende po mbahen peng. Tajlandezët e liruar do të kthehen në atdhe pasi të kenë kaluar 48 orë në spital.

Top Channel

Share: