Home Gjeo-Ekonomia Marrëveshja katër ditore për pengjet mes Izraelit dhe Hamasit, Egjipti: Kemi sinjale...

Marrëveshja katër ditore për pengjet mes Izraelit dhe Hamasit, Egjipti: Kemi sinjale pozitive se armëpushimi mund të zgjatet

Egjipti thotë se ka marrë “sinjale pozitive nga të gjitha palët” se armëpushimi i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit mund të zgjatet “për një ose dy ditë”.

Diaa Rashwan, kreu i Shërbimit Shtetëror të Informacionit të Egjiptit (SIS), tha se zyrtarët po mbanin bisedime të gjera me të gjitha palët për të arritur një marrëveshje mbi zgjatjen e armëpushimit katër-ditor.

Ata shtuan se kjo do të nënkuptonte “lirimin e më shumë pengjeve nga Gaza dhe më shumë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite“.

Egjipti ka marrë sinjale pozitive nga të gjitha palët,” tha Rashwan.

360grade.al

Share: