Home Gjeo-Ekonomia Sunak: Kjo pauzë humanitare është kritike

Sunak: Kjo pauzë humanitare është kritike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka komentuar armëpushimin e përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se situata është “kritike”. 

Rishi Sunak falënderoi gjithashtu Katarin, Egjiptin dhe të tjerët për “diplomacinë intensive” që rezultoi në arritjen e marrëveshjes.

“Kjo pauzë humanitare është kritike për t’i dhënë fund kalvarit të tmerrshëm të pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe për të marrë ndihma shpëtimtare në Gaza,” shkroi ai në X.

“Ne nuk do të ndalemi derisa të gjithë pengjet të kthehen të sigurt.” 

Një grup prej 13 pengjesh nga rreth 240 që janë mbajtur do të lirohen sot në orën 16:00 me orën lokale.

Top Channel

Share: