Policia ka marrë informacione se një atentat do i kryhej ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano. Mësohet se anentati do të kryhej nga një ish-i burgosur që disa ditë më parë kishte lënë qelinë.
Ndërkohë që hetimet nga policia po vazhdojnë të mbahen sekret dhe larg publikut. Dyshohet se dhe vetë Nano ka dijeni për atentatin që do i kryhej, por ndaj tij apo familjes nuk janë shtuar masat e sigurisë. Ekzekutimi i Nanos do të bëhej nga një grup që ish-drejtori e ka çmontuar në kohën që ka qenë shefi i Antiterrorit. Policia deri më tani nuk ka nxjerr asnjë njoftim për mediat.
Gledis Nano u shkarkua nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit më 31 gusht të vitit të kaluar. Lajmin e zyrtarizoi ministri i Brendshëm Blendi Çuçi gjatë mbledhjes së qeverisë, pak ditë pasi Dosja.al kishte raportuar mbi përplasjet mes institucioneve për largimin e Nanos me ‘dorëheqje’. Mosbindja e ish-kryepolicit solli dhe shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave./Bw