Home Gjeo-Ekonomia Bëri thirrje për një armëpushim urgjent në Gaza, Josep Borrell mbështet Guterres

Bëri thirrje për një armëpushim urgjent në Gaza, Josep Borrell mbështet Guterres

Izraeli ka kundërshtuar thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për një “armëpushim humanitar”. 

Guterres paralajmëroi se sistemi humanitar në Gaza mund të shembet dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shmangur një “katastrofë”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u ka kërkuar shteteve evropiane që të mbështesin Guterres.https://6dbd2ad821e924e6b92523b3004d6fc4.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

“U kërkoj anëtarëve të BE-së të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerëve me të njëjtin mendim që të mbështesin OKB-në dhe thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm AntonioGuteres. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të veprojë menjëherë për të parandaluar një kolaps të plotë të situatës humanitare në Gaza”,postoi ai në X.

Franca dhe Malta janë dy shtetet e vetme të BE-së në mesin e 15 që përbëjnë Këshillin aktual të Sigurimit.

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen kishte thënë në X se “thirrja e Guterres për një armëpushim në Gaza përbën mbështetje të organizatës terroriste Hamas”.

Top Channel

Share: