Home KRYESORE Disa fakte rreth PISA 2022 per Shqiperine dhe nje analize e shpejte...

Disa fakte rreth PISA 2022 per Shqiperine dhe nje analize e shpejte – por jo e pathelluar

Fakte per PISA 2022 – Shqiperia
Burimi: Cited @PISA 2022 Results: Factsheets – Albania.

Nga Marsela Robo

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) vlerëson njohuritë dhe aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në matematikë, lexim dhe shkencë. Testet eksplorojnë se sa mirë studentët mund të zgjidhin probleme komplekse, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të komunikojnë në mënyrë efektive. Kjo jep njohuri lidhur me cilesine e sistemeve arsimore per përgatjen e nxenesve për sfidat e jetës reale dhe suksesin e ardhshëm.
  • Në Shqipëri moren pjese 6129 nxënës, në 274 shkolla, duke përfaqësuar rreth 28 400 nxënës 15-vjeçarë (79% e popullsisë totale të 15-vjeçarëve) te cilet u testuan ne matematikë, lexim, shkencë.
  • Nxenesit iu nënshtruan testeve prej dy orësh, seicili kushtuar një lënde. Nxënësve të ndryshëm iu dhanë pyetje të ndryshme testimi dhe kombinime të ndryshme lëndësh (p.sh. matematika e ndjekur nga lexim, ose shkenca e ndjekur nga matematika, etj.). Artikujt e testit ishin një përzierje pyetjesh dhe pyetjesh me zgjedhje të shumëfishta që kërkonin që studentët të ndërtonin përgjigjet e tyre.
  • Nxenesit iu përgjigjën gjithashtu një pyetësori, i cili mori rreth 35 minuta për t’u plotësuar. Pyetësori kërkonte informacion për vetë studentët, qëndrimet, prirjet dhe besimet e tyre, shtëpitë e tyre dhe përvojat e tyre shkollore dhe të të nxënit. Drejtorët e shkollave plotësuan një pyetësor për menaxhimin e shkollës, organizimin dhe mjedisin mësimor.
  • Rënia e rezultateve të nxenesve në Shqipëri e vërejtur në PISA 2022 duket se lidhet me faktorë të ndryshëm. Në fund të vitit 2019, një tërmet i fortë goditi Shqipërinë, duke shkaktuar dëme të rëndësishme në infrastrukturë, përfshirë shkollat dhe shtëpitë, në 12 qytete kryesore. Rreth gjysma e studentëve pjesëmarrës në PISA 2022 (50.5%) janë me origjinë nga qytetet më të goditura nga tërmeti. Deri në prill të vitit 2022, kur u zhvillua PISA, këta nxënës kanë vijuar mësimet jashtë shkollave të tyre të rregullta, me turne dhe orë të reduktuara. Pandemia e Covid-19 i shtoi sfidat me të cilat përballet sistemi arsimor në Shqipëri në vitet 2020 dhe 2021: gjendja e infrastrukturës dixhitale paraqiste vështirësi të mëdha për përdorimin efektiv të mësimit online dhe në distancë. Ndërprerjet e shkaktuara nga tërmeti dhe Covid-19 në jetën psiko-sociale të studentëve mund të kenë ndikuar negativisht në angazhimin e studentëve në PISA 2022.
  • Rezultatet mesatare të vitit 2022 ishin në rënie në krahasim me vitin 2018 në matematikë, lexim dhe shkencë.
    Në Shqipëri, studentët raportuan se ishin angazhuar dukshëm më pak ne pergatitjet për PISA në vitin 2022 në krahasim me vitin 2018 dhe ka indikacione të qarta që studentët nuk u angazhuan seriozisht gjatë gjithë testit dhe pyetësorit (shih Aneksin A7 në Rezultatet e PISA 2022, Vëllimi I). Prandaj, rezultatet duhet të interpretohen me kujdes.
    Keto jane konkluzionet e OECD te cituara fjale per fjale nga raporti
    (https://www.oecd.org/publication/pisa-2022-results/country-notes).
    Analiza
    Nese do t`i futeshim te nje benim krahasim, do ta ndanim ne dy hapa: a) krahasimi i performances se Shqiperise ne dy periudhat 2018 dhe 2022; b) krahasimi i performances se Shqiperise me vendet e tjera.
    a) PISA 2018 dhe PISA 2022 per Shqiperine
    Shkaqet per renien e vitit 2022, sipas mendimit tim, si profesioniste e fushes prej me teper se 30 vitesh tashme, mendoj se jane:
  • Situata post Covid dhe post termet – sic citohet edhe ne raport.
  • Mospergatitja serioze e nxenesve per testin (ne shkollat e perfshira ne vleresim).
    b) Nese i hyjme krahasimit tjeter, Shqiperia me vendet e botes, Europes apo rajonit, mendoj se shkaqet jane me universale, te njejta me ato qe kane qene edhe ne 2018 dhe qe vazhdojne te mbeten edhe sot:
  • Nivel i ulet, prej dekadash tashme, i studenteve qe jane regjistruar ne programet e mesuesise dhe rrjedhimisht i mesuesve qe kemi sot ne sistem, sidomos ne matematike dhe shkenca. Produkti jane mesues matematike dhe shkencash shume te dobet, qe nuk zoterojne dot as lenden qe japin. Edhe nisma per ti mbeshtetur me burse te plote, nuk rezultoi e suksesshme, sepse perseri cilesia e atyre qe u regjistruan ne keto programe studimi mbeti po e njejta. Dhe ketu flas vetem per UT, pa permendur universitetet e rretheve, ku situta ka qene me keq. Kujtoj qe, deri ne vitet 90, ne matematike dhe shkenca ne UT shkonin (shumica jo me deshire) nxenesit me te mire te gjimnazeve. Studentet e atyre viteve qe punojne ende sot ne sistem ( edhe pse shume te pakte ne numer) jane mesuesit me te mire qe kemi. Zgjidhja per kete problem: politika arsimore te miremenduara, te mbeshtetura mbi analiza profesionale (ekonomike dhe sociale).Mbi te gjitha, vullneti i mire dhe perkushtimi politik dhe me gjere per tu marre seriozisht me asimin.
  • Nivel i pamjaftueshem i trajnimit, por me shume i kualifikimit profesional te mesuesve, te te gjitha profileve, lidhur me mendimin kritik.
    Zgjidhja: te behet kurs i detyrueshem, me kreditet perkatese, dhe jo thjesht si nje nga temat qe trajtohen ne trajnime ku mesuesit edhe kur i ndjekin, nuk shfaqin asnje interes per te nxene.
  • Pergatitja e mesuesve.
    Perjashtuar Fakultetet e Edukimit, ku cikli i formimit eshte i plote , ne fakultetet e tjera qe pergatitin mesues, studenti – kandidat per mesues njihet me lendet e formimit baze te profesionit (mesuesi) vetem ne nivelin master. Pra ka bere 3 vjet bachelor psh ne Gjeografi, Histori, etj, dhe vijon ne master per mesuesi. Kohe e pamjaftueshme kjo per te marre gjithe formimin si mesues.
    Zgjidhja: Rishikimi dhe rikonceptimi i struktures dhe kurrikulave per pergatitjen e mesuesve.
  • Infrastrukture didaktike mesimore dhe shkencore ende e pamjaftueshme (me gjithe nderhyrjet qe jane bere). Shkenca nuk mesohet ne leter, nxenesit duhet ta preke, ta provoje, ta eksperimentoje dukurine – ne menyre qe me pas te mbaje qendrim dhe te jape vleresim/gjykim personal mbi bazen e cfare beri vete. Kjo eshte qasja e duhur qe te con ne rezultate te mira. Edhe ne ato shkolla ku ndonje mjet apo laborator eshte cuar, nuk perdoret as nga mesuesi e as nga nxenesi, por shpesh mbyllen me celes per t`u hapur vetem ne raste vizitash.
  • Venia e theksit te edukimi i orientuar nga mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe prakticiteti ne situtata te reja dhe reale – si ne sistemin parauniveristar, ashtu edhe ne ate universitar.
    Zgjidhja: Te gjitha me siper te bera bashke.
  • Share: