Home Gjeo-Ekonomia Ekonomia shqiptare drejt vitit 2024.

Ekonomia shqiptare drejt vitit 2024.

Nga Enriko Ceko

Sipas traditës së shumëvitëshme, në Revistën Elektronike“Përqasje” po paraqes pritshmërinë e ekonomisë shqiptare përvitin 2024, që do jetë një vazhdimësi e arritjeve dhe e vështirësivetë ekonomisë shqiptare të vitit 2023.

Në vitin që lamë pas, ekonomia shqiptare performoi më mirë dhenë përgjithësi parametrat makroekonomikë u përmirësuan, krahasuar me një e dy vite më parë, duke theksuar se krahasimi itre viteve të fundit nga pikëpamja makroekonomike në përgjithësibëhet me vitet e pandemisë dhe jo me vitet më të mira tëekonomisë shqiptare.

Në përgjithësi në vitin 2023 ekonomia pati një rritje rreth 3.8%, me një inflacion zyrtarisht rreth 8%, por që jo zyrtarisht mund tëjetë edhe rreth 11%, me një borxh publik në rritje në vlerë absolute nga rreth 7 miliardë euro në vitin 2023 në rreth 10 miliardë euro në vitin 2023, por meqë produkti i përgjithshëm është rritur ngarreth 12 miliardë euro në vitin 2013 në rreth 19 miliardë euro nëvitin 2023, në vlerë relative borxhi publik tashmë llogaritet rreth65 – 69%. Papunësia zyrtarisht është në shifrat rreth 10%, nivelimë i ulët në dhjetë vitet e fundit, por popullsia shqiptare ështëtkurrur nga rreth 3.6 milionë banorë në vitin 1991, në rreth 2.6 milionë banorë në vitin 2023, rënia e papunësisë në vlerë relative nuk paraqet sukses.

Viti 2023 ishte një vit i mirë në kuadrin e investime publike dheprivate vendase dhe të huaja. Karakteristikë e vitit 2023 ishte faktise një pjesë e mirë e investimeve të huaja erdhën si rezultat iinvestimeve të të huajve në blerje apartamentesh dhe vilash, kombinuar me investimet vendasedhe të huaja në sektorin e turizmit, sektor që bëri një evoluim të pamenduar disa vite mëparë.

Ishte pikërisht ky sektor që manaxhoi më shumë se 10 milionëturistë, kryesisht në periudhën e stinës së ngrohtë të vitit, që sollirreth 4 miliardë dollarë brenda vendit nga ky shërbim dhe që nëfund të fundit, tregoi se si duhet të konfigurohet ekonomiashqiptare në vitet që vijnë.

Nga ana tjetër, zhvillimet në sektorin e turizmit dhe të investimevetë të huajve në prona treguan se ekonomia shqiptare nuk ka aftësipërshtatëse. Pothuajse asnjë sektor nuk u përshtat me aktualitetin e miliona turistëve në vend, në mënyrë që produktet dhe shërbimet e sektorëve të tjerë të mbështesnin turizmin.

Për shembull, buka u gatua me muiell serb, produktet e bulmetitkishin për bazë qumështin serb dhe polak, në më të shumtën e rasteve edhe qumësht pluhur, produktet e mishtiit u dominuan ngaimportet e mishit të të imtave dhe pjesëve të pulave nga Brazilidhe importi i mishit të përpunuar në formën e produkteve tësallamerisë nga vendet e tjera ballkanike. Vezët u importuankryesisht nga Greqia, Turqia dhe Izraeli.

Dhe agrobiznesi vendas, nuk pati asnjë mundësi të mbështesteturizmin me produkte ushqimore gjysëm të përpunuara dheprodukte ushqimore të gatshme, pasi bujqësia vendase nuk arriti tëmbështeste agrobiznesin.

Shqipëria ka rreth 42.8% të territorit tokë bujqësore, nga kjovetëm 22.3% është tokë e punueshme, dhe vetëm 3% e tokësbujqësore mbillet me kultura të përhershme, kullota rreth 17.4%, pyje rreth 28.8% dhe të tjera rreth 28.2%, por nga rreth 700.000 ha tokë arë, vetëm 200.000 ha janë të ujitëshme. Mungesa e infrastrukturës rurale dhe bujqësore dhe konfliktet e pronësisë mbitokën kanë sjellë një problematikë së cilës për viton 2024 duhet tidrejtohemi me përparësi në mënyrë që edhe bujqësia të fillojë tëkontribuojë në mënyrë eficiente dhe efektive në tërësi përekonominë e vendit.

Edhe sektori i infrastrukturës në tërësi dhe i transportit dhetelekomunikacionit në veçanti nuk mbëstteti tërësisht turizmin. Nëmjaft raste transporti publik dështoi të ofronte shërbim cilësorndërsa sektori privat me mjetet e amortizuara të transportit mëshumë dëmtoi imazhin e vendit se sa mbështeti turizmin.

Sektori i edukimit, edhe pse në vend ofron disa programe studiminë nivel të arsimit të mesëm dhe të lartë, madje edhe doktoraturënë turizëm, nuk ofroi specialistë me aftësi, njohuri dhekompetenca bashkëkohore në këtë sektor. Le shumë për tëdëshëruar mënyra e komunikimit, mirësjellja, njohuritë në gjuhëtkryesore më të përdorura ndërkombëtarisht dhe kuzhina e cila nëpërgjithësi është ndërkombëtare se sa locale, në një kohë qëturistët në Shqipëri nuk vijnë për biftekun vienez apo picënnapoletane, sepse këto janë në Austri e Itali, por për kuzhinënshqiptare, që është pothuajse unike në rajon. Gjithashtu në lidhjeme kulinarinë dhe bujqësinë e agrobiznesin mund të themi se njëpjesë e mirë e produkteve ushqimore importohen (rreth 800 milionë euro në vit), kur më shumë se 300.000 hektarë tokëbujqësore nuk përdoren dhe numri i bagëtive të imëta dhe të trashaështë pothuajse përgjysmuar dhe flota e mekanikës bujqësoreështë e përgjysmuar dhe ajo që ekziston e amortizuar, krahasuarme pothuajse 10 – 15 vite më parë.

Edhe pse territori i Shqipërisë ka një klimë relativisht të butë me dimër të ftohtë, të lagësht dhe me verë të nxehtë dhe të thatë, nëbrendësi të vendit ka mikroklima pothuajse unike, që kombinuarme terrenin kodrinor dhe malor mund të shfrytëzohen shumë mëmirë për turizmin dhe bujqësinë, blegtorinë, pylltarinë, kullotat, peshkimin dhe bletarinë.

Shqipëria ka një specifikë krahasuar me Evropën në lidhje me lartësinë mbi nivelin e detit. Evropa e ka lartësinë mbi niveline detit afërisht 400 – 450 metra, ndërsa Shqipëria rreth 708 m. kjondikon në shumë aspekte të jetës politike, ekonomike, socialekulturore e sportive në vend, por kjo duhet parë si mundësi për tëardhmen e afërt. Lartësia e madhe mbi nivelin e detit tregon se pjerrësia e terrenit në vend është më e lartë se në Evropë dhe kjosjell një problematikë në lidhje me errozionin dhe aspektet e tjeraklimaterike mjedisore dhe territorial. Vendi ëhstë I ndarë në 12 qarqe, Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlore, ku peshën më të madhepolitike, ekonomike, sociale, kulturore dhe sportive e mbankryeqyteti, ndërsa në pjesën tjetër të vendit pothuajse nuk ka jetëkulturore e sportive. Jeta ekonomike e sektorit privat zhvillohetkryesisht në Tiranë, Durrës dhe Fier, ndërsa pas tyre vijnë Berati, Vlora, Lezha, Saranda, etj, ndërsa pjesa tjetër e vendit është e varur pothuajse tërësisht nga zhvillimet në qytetet kryesore nëvend.

Me përjashtim të disa rajoneve kryesore në pjesën tjetër të venditmungojnë punimet civile dhe sistemimi i territorit si dhemanaxhimi i planifikuar i tokës dhe i burimneve të tjera. Për këtënë vitin 2024 dhe në vazhdim më shumë investime publike duhettë fokusohen në punimet civile se sa në ndërtimin e apartamentevenë zonat urbane, ku kryeqyteti ka mbajtur flamurin me pothuajse600 – 700 leje ndërtimi në tre vitet e fundit.

Shqipëria ka burime natyrore të mjaftueshme në naftë, gaznatyror, qymyre, bokside, krom, bakër, mineral hekuri, nikel, kripë, lëndë drusore, etj, për jetë më të mirë dhe më cilësore përqytetarët e saj dhe për këtë viti 2024 mund të bëjë diferencën duke dhënë më shumë licenca për shfrytëzimin e burimeve natyrore nënkushtet e ekonomisë së gjelbër dhe financabe të gjelbëra. Kjo do tësillte një rritje të ekonomisë në tërësi dhe të ardhurave të qytetrëvetë Shqipërisë individualisht.

Nëse shqyrtojmë strukturën e moshës së popullsisë shqiptaremësojumë se popullsia e moshës 0-14 vjeç është rreth 17.9%, 15-64 vjeç rreth 67.53%, 65 vjeç e lart rreth 14.53%, por pjesa mëvitale e popullsisë ajo e grupmoshave 18 – 45 vjeç është larguarnga vendi, ose është përqendruar në segmemtin Tiranë – Durrës, që edhe pse është zona më e rëndësishme ekonomike e vendit, nukka pothuajse aspak burime natyrore. Burimet natyrore gjenden nëzonë verilindore dhe jugore të vendit, që shton mundësinë për njëriorientim më të mirë të politikave rajonale dhe sektoriale dheinvestimeve publike dhe private, gj që mund të përbëjë edhe njëobjektiv shumë interesant zhvillimor për vitin 2024 dhe nëvazhdim.

Mosha mesatare e popullsisë tashmë është rreth 36 – 37 vjeç, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 90 në botë, ndërsa shkalla e rritjes së popullsisë është rreth 0.19%, renditur në vendin e 180 nëbotë, ndërsa norma e lindshmërisë është rreth 12.5 lindje/1000 banorë e 141 në bote, ndërsa shkalla e vdekshmërisë rreth 7.4 vdekje/1,000 banorë e 108 në botë. Shpërndarja e popullsisë ështënjë shpërndarje mjaft e barabartë, me përqendrime disi më të lartatë njerëzve në pjesët perëndimore dhe qendrore të vendit, gjë qësjell një problematikë shumë të madhe në manaxhimin e burimevenatyrore, njerëzore dhe financiare si dhe duke sjellë edhe njëproblematikë shumë të madhe në aspektin e manaxhimit tëterritorit. Tashmë, rreth 64% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe pjesë tjetër në zonat rurale, duke bërë që nga fshati të ikin mëshumë forca pune që largohen nga sektori i bujqësisë.

Forca e punës llogariten në rreth 1.4 milionë banorë, e 135 në botëdhe shkalla e papunësisë është 11,82% 2021, 13.33% 2020, 11.47% 2019, etj. Papunësia e lartë midis të rinjve llogaritet rreth28% dhe popullsia në kufirin e varfërisë në rreth 15%. Këtondryshime të rëndësishme në aspektet demografike kërkojnë njëqasje të re që duhet të adaptohet për vitin 2024. Kjo qasje lidhetedhe me sektorin e shëndetsisë dhe edukimit.

Problematika e sektorit të shëndetsisë që ka shpenzime e korrenterreth 6.7% e PBB-së, ose rreth 2% të GDP, me rreth 1,88 mjekë/1,000 banorë, shtretër spitalorë 2,9 shtretër/1,000 banorë, me një qasje të përmirësuar në shërbimet dhe objektet sanitare, shtohet edhe më shumë pasi sigurimet shëndetsore paraqesin njëpadisponueshmëri në sektorin privat. Tashmë problematika e shëndetit në Shqipëri shfaqet me një shtim të rasteve të obezitetit, ku rreth 21.7% e të rriturve janë të prekur, kur konsumi i alkoolitpër frymë në total është rritur në rreth 4,4 litra alkool i pastër dhekonsumi i duhani lidhet me më shumë se 22.4% popullsisë. Sëmundëshmëria e diagnozave të rrezikshme dhe shumë tërrezikshme është shtuar nga viti në vit, edhe pse numri i popullsisëështë në rënie, dhe një pjesë e mirë e specialustëve e lidhin këtëdukuri me cilësinë, sigurinë dhe garancinë ushqimore. Investimetnë shëndetësi dhe në cilësinë, sigurinë dhe garancinë ushqimorembeten prioritet afatshkurtër, afatmesmë dhe afatgjatë.

Shpenzimet në arsim kanë qenë historikisht të pamjaftueshme dhenë rastin më të mirë kanë qenë rreth 3% të GDP, duke e renditurShqipërinë në vendin 154 në botë, ndërsa në vend dominonalfabetizmi funksional, ku pjesa më e madhe e banorëve në moshëpune dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, por nuk dinë të analizojnëdhe interpretojnë. Një mundësi tjetër kjo për investime dhepërmirësim, duke filluar që nga viti 2024 dhe në vazhdim, duke mundësuar që edukimi të ndikojë në rritjen ekonomike në tëardhmen. Pothuajse të tëra studimet serioze në këtë fushë tregojnëse investimi në arsim sjell një rritje ekonomike në vazhdimësi.

Në lidhje me mjedisin, çështje aktuale mbetet shpyllëzimi, erozioni i tokës, ndotja e ujit nga rrjedhjet industriale dheshtëpiake, ndotja e ajrit nga veprimtaria industriale dheenergjetike, humbja e biodiversitetit për shkak të mungesës sëburimeve për menaxhim të shëndoshë mjedisor, etj.

Emetimet e grimcave të ndotësve të ajrit janë në nivelet 16,28 mikrogramë për metër kub, emetimet e dioksidit të karbonit rreth4,54 megaton, emetimet e metanit rreth 2,55 megaton, mbetjet dhembetjet e ngurta bashkiake të riciklimit të gjeneruara çdo vitllogariten rreth 1,142,964 ton, një problematikë kjo e cila nukzgjidhet me incenerim, por me metoda të integruara të riciklimit. Investimet në mbrojtjen e mjedisit dhe në ekonominë e gjelbërmbeten prioritet.

Një nga burimet më të rëndësishme të vendit janë burimet ujore, që pothuajse nuk shfrytëzohen me përjashtim të disa lumenjve dheliqeneve që shfrytëzohën në mënyre ekstensive për prodhimin e energjisë elektrike. Liqenet kryesore të vendit, Liqeni i Shkodrës(i përbashkët me Malin e Zi), liqeni më i madh në Ballkan, Liqenii Pogradecit, i ndarë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, më ithelli në Ballkan dhe Liqenet e Prëspës, që ndahen me Republikëne Maqedonisë së Veriut dhe Greqinë, së bashku me shtatë basenetmë të mëdha lumore të Ballkanit që kalojnë në territorin e Shqipërisë përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme që mund tësjellë ndrysimin edhe në aspektin ekonomik në rritjen e tëardhurave të qytetarëve. Totali i burimeve ujore të rinovueshme nëShqipëri llogaritet rreth 30.2 miliardë metra kub, që mbetet njëpasuri e jashtëzakonshme, për të cilën kërkohet një strategji e ciladuhet të jetë e gatshme për përdorim në vitin 2024.

Shqipëria, një vend që shpreson integrimin e mëtejshëm nëBashkimin Evropian, i goditur rëndë në 15 vitet e fundit nga krizaekonomike botërore 2008 – 2012, nga tërmetet e viteve tëmëpasme, nga pandemia COVID – 19, nga Lufta Rusi – Ukrainëdhe së fundmi nga konflikti Izrael – Hamas, me një borxh të lartëpublic dhe një deficit të lartë buxhetor që kurrë nuk ka qenë më I vogël se 5%, po përjeton një rritje të sektorit privat dhe njëpërmirësim të lehtë të besimit në sekrotin public. GDP reale(pariteti i fuqisë blerëse), në vitin 2023 llogaritet rreth 42 mldUSD, në 2022, rreth 41, në 2021 rreth 40.8, në 2020 rreth 38, në2019 rreth 39 mld USD, dhe renditet vendi I 127 në botë. GDP reale për frymë llogaritet rreth 16.000 usd për vitin 2023, rreth15,000 për vitin 2022, rreth 14,500 për 2021, rreth 13,300 dollarëpër vitin 2020 dhe rreth 13,700 dollarë për 2019, që në shifra realepër vitin 2023 llogariten vetëm 6.000 dollarë për frymë, duke e renditur Shqipërin në vendin 115 në botë. Sipas Moody’s, ekonomia shqiptare është renditur për më shumë se 5 vitet e fuindit me klasifikimin B1, nga Standard & Poors me B+, duke u paraqitur si një ekonomi e qendrueshme në këto pozicione, qëmegjithatë nuk i japin luksin që të etiketohet si ekonomiemergjente. Do ishte një synim I rëndësishëm që ekonomiashqiptare të fitonte statusin e ekonomisë emegjente, që do nxisteedhe më shumë investimet e huaja cilësore dhe jo vetëm blerjen e apartamenteve nga të huajt.

GDP e Shqpërisë vjen rreth 21.7% nga bujqësia, rreth 24.2% ngaindustria dhe rreth 54.1% nga shërbimet, por për vitin 2023 dhe nëvazhdim duket se sektori i shërbimeve do fitojë pikë në këtëklasifikim në vlerë relative (në përqindje), ndërsa bujqssia dheindustria edhe pse do humbasi pikë në përqindje, në vlerë absolute (në vlerë leku) do kenë vlerësime edhe më të mëdha. Shqipëriarenditet në botë për shërbimet më vend të 162, për industritë nëvend të 115 dhe për bujqësinë në vendin e 42, situatë që kërkonndryshime dhe mbështetje të rëndësishme nga politikat qeveritare, strategjitë e zhvillimit dhe nga ana e buxhetit të shtetit, që duket se ka bërë shumë pak në lidhje me këtë drektim në vitet e shkuara. Në aspektin e konsumit, GDP shkon rreth 78.1% për konsumindividual dhe familjar, 11.5% konsum qeveritar dhe 25.2% sikapital fiks dhe 0.2% investime në inventare, një raport ipapërshtatshëm që kërkon politika të kujdesëshme për rirregullinedhe përshtatje me politikat e BE-së.

Në lidhje me koeficientin e indeksit Gini, që ka të bëjë me shpërndarjen dhe rishpërndarjen e të ardhurave, është 30.8, që e rdneit Shqipërinë në vendin e 143 në botë, indeks ky që tregonpabarazinë e madhe që ekziston në vend.

Në lidhje me buXhetin e shtetit, nga rreth 4.19 miliardë dollarë tëardhura dhe 4,489 miliardë dollarë shpenzime në 2019, tashmë përvitin 2024 të ardhurat llogariten rreth 6.8 miliardë dollar dheshpenzimet rreth 7.4 miliardë dollar, që përbën rreth 30% të GDP, pa llogaritur këtu ekonominë e zezë dhe ekonominë gri, qëvlerësohet rreth 40-45% e ekonomisë së vendit.

Borxhi publik në nivelet 84.06% e PBB-së 2020, 75.7% e PBB-së2019 dhe 64,57% 2018, me të ardhura nga taksat në vitin 2020 rreth 17.02% e GDP, e rendisin Shqipërinë në vendin e 120 nëbotë për këta tregues.

Gjendja e llogarisë rrjedhëseështë -1.37 miliardë dollarë 2021, -1,315 miliardë dollarë 2020,

1,219 miliardë dollarë 2019, duke e renditur SHqipërinë në vendine 142 në botë për këtë tregues.

Eksportet e vendit llogariten rreth 5.612 miliardë dollarë 2021, 3,461 miliardë dollarë 2020, 4.822 miliardë dollarë 2019, kuspikat rritja e volumit tregtar me Britaninë e Madhe nga rreth 50 milionë dollarë për më shumë se 15 vite me radhë (2005 – 2020) në rreth 350 milionë euro në vitin 2023. Shqipëria renditet e 124 në botë për eksportet. Partnerët më të rëndësishëm tregtarë yashmëjanë Italia, Britania e Madhe, Spanja, Gjermania, Greqia, Franca, Kina 4%, etj. Shqipëria eksporton këpucë dhe pjesë lëkure, energjielektrike, naftë e papërpunuar, metale, veshje, instalime elektriketë izoluara, etj, ndërsa prodhimi shqiptar i kanabisit mbetet njëeksport i rëndësishëm tregtar i paligjshëm.

Importet llogariten rreth 8,004 miliardë dollarë 2021, 5,671 miliardë dollarë 2020, 6,926 miliardë dollarë 2019, etj duke e renditur Shqipërinë në vendin e 124 për këtë tregues për të cilin partnerët kryesorë tregtarë janë Italia, Greqia, Kina, Turqia, Gjermania, etj. SHqipëria importon naftë të rafinuar, makina, lëkurë, furnizime mjekësore të paketuara, pjesë këpucësh, etj.

Rezervat e këmbimit valutor dhe arit në vend llogaritet rreth 5,635 miliardë dollarë 2021, 4,817 miliardë dollarë 2020, 3,764 miliardëdollarë 2019 dhe Shqipëria renditet në vendin e 98 në botë.

Borxhi i jashtëm llogaritet rreth 9.311 miliardë dollarë 2019, 9,547 miliardë dollarë 2018 dhe renditet e 115 në botë

Kapaciteti gjenerues i instaluar i energjisë elektrike është 2.531 milion kW 2020 dhe konsumi rreth 6,527,980,000 kWh, eksportete enegjisë elektrike janë rreth 963 milion kWh dhe importet rreth3.239 miliardë kWh 2020, por në këtë produkt, duhet të merrenparasysh humbjet teknike dhe jo teknike që llogariten në rreth50%, edhe pse po kaq kanë qenë në vitin 2013, kur socialistëterdhën në qeverisje dhe një nga premtimet e tyre uishte reduktimiI hunbjeve teknike dhe jo teknike në rrjetin e prodhimit dhetranemetimit të energjisë elektrike.

Sektori i telekomunikacionit në Shqipëri ka pësuar disa ndryshimetë rëndësishme vitet e fundit. Janë bërë përmirësime nëinfrastrukturën e linjës fikse për të mbështetur shërbimet me breztë gjerë, përdorimi dhe penetrimi i telefonisë fikse në Shqipëriështë në rënie të vazhdueshme pasi abonentët migrojnë drejtzgjidhjeve celulare, sektori i telefonisë celular është i pajisur mirëme rrjete LTE, ndërkohë që operatorët kanë investuar në 5G. Disanga këto përpjekje janë bërë në lidhje me Kosovën fqinje, me synimin e një korridori pa ndërprerje 5G përgjatë autostradës qëlidh të dy vendet. Përdorimi i komunikimit celular-celular është ipërhapur dhe përgjithësisht efektiv, me raportin 92 për 100. Kabllot nëntokësore Adria 1 dhe Itali-Shqipëri ofrojnë lidhje me Italinë, Kroacinë dhe Greqinë dhe një kombinim i kabllovenëndetëse dhe sistemit të fibrave optike tokësore, siguron lidhjeshtesë me Bullgarinë, Maqedoninë dhe Turqinë. Trafikundërkombëtar është i ofruar me kabllo me fibër optike dhe, kurështë e nevojshme, me radiorele me mikrovalë nga centrali iTiranës drejt Italisë dhe Greqisë.

Shqipëria ka më shumë se 65 stacione televizive, duke përfshirëdisa që transmetojnë në nivel kombëtar; Transmetimet televiziveshqiptare janë gjithashtu të disponueshme për popullsinëshqipfolëse në vendet fqinje; shumë shikues kanë akses nëtransmetimet televizive italiane dhe greke nëpërmjet recepsionittokësor; Stacionet televizive shqiptare kanë filluar një konvertimtë mandatuar nga qeveria nga transmetimi analog në dixhital. Qeveria është zotuar të sigurojë konvertues analog në dixhital përfamiljet me të ardhura të ulëta të prekura nga ky vendim. Shërbimii TV kabllor është i disponueshëm me 2 rrjete radio publike dheafërsisht 78 radio stacione private dhe janë në doispozicion edhedisa transmetues ndërkombëtarë.

Në vend ka më shumë se 2.3 milion përdorues internet dhe rreth80% e popullsisë ka akses në të. Për këtë Shqipëria renditet nëvendin e 132 në botë.

Shpenzimet për mbrojtjen llogariten në rreth 1.8% e PBB-së 2023, 1.2% e PBB-së 2022, 1.4% e PBB-së 2021, 1.3% e PBB-së 2020, 1.5% e PBB-së 2019, ndërsa për vitin 2024 janë parashikuar 2^ e GDP, duke u rebnditur në vendin e 67 në botë.

Personeli ushtarak dhe i shërbimit të sigurisë ka rreth 7,000 personel të përgjithshëm në detyrë aktive (5,000 ushtria, 1,500 marina, 500 forca ajrore. Inventarët dhe blerjet e pajisjeveushtarake që nga anëtarësimi në NATO, ushtria ka qenë nëprocesin e modernizimit duke tërhequr inventarin e saj të armëvetë epokës sovjetike dhe duke i zëvendësuar ato me pajisjeperëndimore, duke përfshirë blerjet e dhuruara dhe të dorës sëdytë. Forcat e Armatosura Shqiptare (FASH) janë përgjegjëse përmbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe territorit të vendit, për tëndihmuar në sigurinë e brendshme, për të ofruar ndihmëhumanitare dhe për fatkeqësi, si dhe për pjesëmarrjen në misionetpaqeruajtëse ndërkombëtare; FASH ka kontribuar me një numër tëvogël forcash në disa misione të NATO-s që kur Shqipëria u bashkua me NATO-n në 2009, duke përfshirë misionetpaqeruajtëse/stabiliteti në Afganistan, Kosovë dhe Irak, dhe grupeluftarake shumëkombëshe në Bullgari dhe Letoni, ka kontribuargjithashtu në misionet e BE-së dhe OKB-së; FASH është një forcëe vogël, e armatosur lehtë, e cila i është nënshtruar një përpjekjejemodernizimi për të përmirësuar aftësinë e saj për të përmbushurmisionet e NATO-s, duke përfshirë trajnimin dhe blerjen e pajisjeve; njësitë kryesore luftarake tokësore përfshijnë trebatalione të lehta të këmbësorisë (ose grupe beteje), duke përfshirënjë të trajnuar dhe të certifikuar për misionet e NATO-s, dhe njëregjiment të operacioneve speciale, Forca Detare dhe Roja Bregdetare operojnë me një forcë të vogël anijesh patrullimindërsa Forcat Ajrore kanë një inventar të vogël helikopterësh.

Shqipëria ka hyrë në epokën digjitale. Janë me dhjetra e qindar shërbime që ofrohen në portalin punlik e-Albania, një ndihmesëshumë e madhe për qytetarët. Avancimi digjital dhe përpjekjet përtë mos lejuar hapsirën digjitale me vendet e tjera të zhvilluarakërkojnë jo vetëm investime në teknologji dhe aftësi, njohuri dhekompetenca për personelin e kësaj fushe dhe për të tërë qytetarët, por edhe investime në aspektin e sigurisë kibernetike.

Shqipëria e vitit 2023 ishte ndryshe nga ajo e viteve 2012 – 2022. Kjo përbën një parakusht që edhe Shqipëria e vitit 2024 dheekonomia shqiptare të jetë më e besueshme dhe edhe mëfunksionale dhe produktive.

Share: