Nga Blerim Gjeladini
Histori e vërtetë
AI ka zevendesu shkuesin
Një ditë me diell, isha ulur në një kafene në Stamboll duke pirë kafe me mikun tim. Përballë nesh, ishin ulur dy vajza te bukura, që menjëherë tërhoqën vëmendjen e shokut tim. I mahnitur, ai nuk ndalonte së thëni: “Shiko, shiko çfarë vajzash!” I sugjerova që të bënte një foto për t’i parë më mirë dhe më dërgoi foton në celular, pasi unë nuk dëshiroja të kthehesha për t’i parë ato se i kisha me shpine.
Pas marrjes së fotos, e futëm në sistemin tonë. Sistemi jo vetëm që na gjeti profilin e saj në rrjetet sociale, emrin, emailin, faqet që i pëlqenin dhe shenjën e horoskopit, por edhe informacione më të detajuara: universitetin ku kishte studiuar, vendin e punës, qytetin nga vinte, numrin e anëtarëve të familjes së saj, cilët ishin miqtë e saj më të afërt dhe arsimimin e tyre. Zbuluam se disa prej tyre ishin miq që nga shkolla fillore, të tjerë nga universiteti dhe disa ishin kolegë në punë. Ndihesha sikur e njihja atë më mirë se ajo veten e saje, pasi kishim mësuar çdo pëlqim për çdo mik dhe shoqe të saj.
Pas këtij zbulimi , vendosëm të përdorim edhe inteligjencën artificiale. I thashë kamarierit në turqisht të i thotë asaj vajzës bionde se shoku im dëshironte ta ftojë për drekë, pasi i pëlqen të shoqërohet me njerëz që kanë shenjën e horoskopit Luani. E udhëzova kamarierin të shtonte se do të shkonim në një restorant me peshk (një zgjedhje e bërë bazuar në pëlqimet e saj për ushqimet me peshk që kishim zbuluar nga postimet e saj në rrjete sociale).
Kamarieri e bëri kërkesën siç e kisha udhëzuar, dhe vajzat mbetën të habitura, duke na vështruar . Shoku im ishte krejtësisht out. I tregova se vajza që po e shikonte kishte emrin Xxxxx dhe i thash nese pranon me ardhe per dreke ta thërriste me emër.
Story vazhdon ne mes ati shokut edhe asaj goces …/Opinion.al