Home Gjeo-Ekonomia Krisje në Kiev/ “Zelensky është duke u larguar”, Klitschko: Ka dështuar si...

Krisje në Kiev/ “Zelensky është duke u larguar”, Klitschko: Ka dështuar si lider, po paguan për gabimet e tij

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po dështon si lider gjatë luftës dhe së shpejti do të largohet nga detyra, sipas kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Klitschko, ish-kampion i botës në boks, pranoi në një intervistë me gazetën zvicerane ’20 minuten ‘ se kundërofensiva e Ukrainës kishte ngecur dhe Zelensky tani po ‘paguan për gabimet e tij’.

Kryebashkiaku i Kievit që prej vitit 2014, tha se nuk ishte i befasuar që popullariteti i Zelensky ka rënë dhe sulmoi kundërshtarin e tij politik për injorimin e paralajmërimeve për pushtimin rus në shkurt 2022.

“Njerëzit shohin se kush është efektiv dhe kush jo. Ka pasur dhe ka ende shumë pritshmëri. Zelensky po paguan për gabimet që ka bërë”, theksoi ai.

360grade.al

Share: