Home Gjeo-Ekonomia Kush quhet I varfër ? Sipas Adam Smith-it edhe Nënës time !

Kush quhet I varfër ? Sipas Adam Smith-it edhe Nënës time !

Nga Irena Beqiraj

Të debatosh mbi ekonominë me nënën time 74 vjecare e cila është po ashtu ekonomiste , edhe debatuese e fortë nuk është gjë e lehtë .

Në një nga drekat tona , po diskutonim varfërinë , edhe kufirin e saj . I shpjegoja që prej vitit 1899 kur Seebohm Rowntree djali i një biznesmeni të pasur Joseph Rowntree, vendosi të përcaktonte “kufin të varfërisë” ky koncept zurri rrënjë. Ai u përpoq të llogariste sa do ti kushtonte furnizimi me ushqimet bazë, strehim dhe veshmbathje , për këdo që nuk kishte mundësi t’i siguronte ato (në llogaritjen e kufurit të varferisë përfshiu edhe puding me bizele e proshutë të se dielës). Qe atëherë metodologjia e llogaritjes së këtij kufiri ka qenë pak a shumë e njejtë.

Moj je në terezi ti? – më kthet gjithë pasion thua e përcaktoj unë kufirin e varfërisë . ” Por ne jemi qenie sociale mbi të gjitha . Me shumë se për bukë dhe një shtrat për të fjetur keni nevojë të socializohemi . Si rezultat i të ardhurave dhe burimeve të pamjaftueshme, mosha jonë sot është e përjashtuar nga pjesëmarrja në aktivitete që konsiderohen si normë për njerëzit e tjerë në shoqëri. Ne kemi nevojë për telefon , internet por edhe për një kafe jashtë një herë në javë . Edhe kur këto nevoja i kam unë që kam prerë biletën, për të shkuar në portat e Shën Pjietrit a e mendon dot cfarë privimi kane 40 %e popullsisë që jetojnë afër kufirit tënd strikt “me bukë e ujë “të varferisë?!

Nëea ime nuk po thoshte asgjë më shumë nga cfarë kishte shkruar në 1779 Adam Smith në librin ” The Wealth of Nations” , : “Një këmishë linoje, për shembull, nuk është, në mënyrë rigoroze, një domosdoshmëri e jetës. Grekët dhe romakët jetuan, shumë rehat edhe pse nuk vishnin lino. Por në kohët e tanishme, në pjesën më të madhe të Evropës, një punëtor i nderuar do të kishte turp të shfaqej në publik pa një këmishë linoje…”

Qëllimi i Smith nuk ishte të tregonte vetëm se varfëria është relative, por më shumë se kaq ajo duhej të lidhej edhe me pjesëmarrjen ne shoqëri . A është i varfer një person të cilit i mungojnë paratë e nevojshme për të marrë pjesë në shoqëri? Padyshim që po!

Njerëzit jetojnë në varfëri nëse të ardhurat dhe burimet e tyre (materiale, kulturore dhe sociale) janë aq të pamjaftueshme sa i pengojnë ata të kenë një standard jetese për të marrë pjesë në shoqëri , jo vetëm që nuk bëjnë dot një jetë të denjë por kanë pak mundësi të tejkalojnë ketë kufi .

Varfëria dhe përjashtimi social që vjen si rezultat i saj mund të prekin të gjitha grupmoshat, por kur ajo prek moshat e reja , fiton qëndrueshmëri edhe multiplikohet .

“Kufiri im strikt” i varferisë është një bull shit , edhe unë nuk mund të bëj asgjë për ketë !

Share: