Home KRYESORE Mos më bjer mua të ngratit, kur para më ke venë veshgjatin!

Mos më bjer mua të ngratit, kur para më ke venë veshgjatin!

Nga Irena Beqiraj

Këtë/mëngjes dëgjova në.podcast-in e Ditmir Bushatit “Public Square” Arian Gjoncajn Profesor në London School of Economics, edhe drejtues i grupit të punës për hartimin e Reformës në Arsimin e Lartë .
Megjithëse burri ishte i qetë edhe i qartë gjatë gjithë bisedës ndihet pasioni kur flet për reformën e dështuar në Arsimin e Lartë .

Pasion që për këdo që nuk ka marrë pjesë kurrë në proceset e politikëbërjes mund të perceptohet si justifikim për deshtimin , por një si unë e shikon krejt me lente të tjera.

Jo vetem Ariani , por shumë profesorë të tjerë edhe të huaj të cilet u përdoren si këshilltarë gjatë mandatit të parë , shkruan “white pappers” ose guida sesi duhet qeveria të ndërmerrte politika të caktuara në sektorë të ndryshëm .Përshembull një ligj tjetër që më vjen ndërmend tani është ligji për trashgiminë kulturore .

Sic Ariani thotë , reforma nuk u implementua sic u hartua madje 70-80% të akteve nënligjore u hartuan në kundështim me frymën e reformës edhe të ligjit në terësi .

Fatkeqësisht reforma në arsimin e lartë nuk ishte e vetme . Ka me dhjetra rekomandime , propozime apo edhe politika të propozuara gjatë mandat të parë te cilat mbetën të paimplementuara madje shpesh u bë krejt e kunderta e asaj që politikëberjes i rekomandohej .

Ariani , kur përmend “sytë me lot që i luteshin për rregullimin e ligjit “, në mënyrë elegante na le të nenkuptojmë paaftësinë e njeriut që duhet ta implementonte reformën , duke na kujtuar vargjet e Dritëroit të madh “mos më bjer mua te ngratit, kur para më ke venë veshëgjatin”.

Por kjo është vetem njëra anë .Reforma në Arsimin e Larte edhe pse ajo është transformuar në gjithcka tjeter që nuk duhet të ishte ajo ka sipër emrin e Profesorit të nderuar të LSE . Sot kaosi i veshgjatëve që kanë drejtuar edhe drejtojnë arsimin ka “një emër të mirë” përsipër .

Ndaj në zërin edhe pse të butë e përmbajtur të Arian Gjoncës ,ndërsa thotë që “arsimi i lartë në Shqipëri sot është me keq se në 90” është e lehtë të shquash “pendimin” se ai si shumë të tjerë besoi në atë që ai dëshironte , duke lejuar keshtu që emri i tij të përdoret si fasadë apo mbulesë për mediokritetin, paaftesinë edhe ambicjen për pushtet të individeve që na drejtojne .

Share: