Home Gjeo-Ekonomia Njësia Speciale përsëri para qeverisë së Kosovës, sot proteston për herë të...

Njësia Speciale përsëri para qeverisë së Kosovës, sot proteston për herë të dytë

Njësiti Special Intervenues sot do të mbajë protestën e dytë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protestës që do t’i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës, do të fillon nga ora 12:00.

“Po, do të jemi në protestë, ku do t’i publikojmë edhe kërkesat tona. Në protestë do marrin pjesë së bashku me këshillin drejtues të sindikatës”, ka bërë të ditur Zeqiri.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Share: