Home Gjeo-Ekonomia Udhëtim më historinë e lashtë

Udhëtim më historinë e lashtë

Një pallat misterioz duket si një parajsë në një vend përrallash. Me pamjen e tij, koridoret, kolonadat, ambientet për rreth është një nga vendet më të vizitueshme në Kinë. Përmendet me emrin e njohur botërisht : Qyteti i ndaluar.

Pekini , ky kryeqytet 600 vjeçar i Kinës e mban brenda vetes si referencë historike, por edhe kulture dhe arkitektonike.

Një cikël dokumentarësh që pasqyron historinë e lashtë të Pekinit, por edhe të qendrave të tjera, ka nisur trasmetimin në RTSH Plus, duke dhënë një tabllo të plotë e mjaft interesante të civilizimit të lashtë të Lindjes së Largët. Cikli i dokumentarëve udhëton në histori dhe është një realizim artistik i arrirë që mban të ndezur kureshtjen e teleshikuesit .

Share: