Më 6 shkurt, ora 12:30, do të mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Mbledhja do të zhvillohet pranë Sallës Pjetër Arbnori, në katin e katërt, ndryshe nga hera e fundit ku pas aksionit të opozitës u zhvillua online.
Njoftimi
Të nderuar anëtarë të Komisionit,
Më lejoni t’Ju njoftoj se ditën e martë, datë 06 shkurt 2024, ora 12:30, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë mbledhje me rend dite si më poshtë:
Seancë dëgjimore me disa nga Organizatat e Shoqërisë Civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.
Mbledhja do të zhvillohet pranë Sallës Pjetër Arbnori, në katin e katërt.
360grade.al