Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një vizitë në Shqipëri, fillimisht ka ndaluar te Xhamia e Namazgahut.
Në një postim në Facebook, Ministria e Jashtme turke shkruan: “Ministri ynë Hakan Fidan vizitoi Xhaminë e Namazgahut, e cila është në ndërtim e sipër me të mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë”, ndërsa ka ndarë disa foto të Fidan nga xhamia.
Ministri nisi sot turneun e tij zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, sipas burimeve diplomatike. Fidan do të takohet me homologët e tij për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale.
Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.
Top Channel