Home KRYESORE Je martuar me dashuri apo mblesëri ?

Je martuar me dashuri apo mblesëri ?

Nga Irena Beqiraj

Secilit nga ne i është dashur më shumë një herë ti pergjigjet pyetjes ” ti je martuar me dashuri apo mblesëri ?” sepse secili nga ne dashur apo pa dashur ka qenë pjesë e tregut të paorganizuar të mblesërisë.

Në tregun e pa organizuar edhe ngushtë të mblesërisë , nënat edhe miqtë përpiqen të gjejnë kandidatë të përshtatshem për parnerë per beqarët , por hapat e parë për ta zyrtarizuar ketë treg filluan në vitin 1727 kur Helen Morrison bëri reklamën e parë personale në Manchester Weekly Journal, ku tha se po kërkonte një “zotëri të mirë”.

Ndërsa ishte Nobelisti Gary Becker i cili prezantoi për herë të parë konceptin e “tregut martesor” gjatë viteve 1960. Ai shjegonte se takimet në këto tregje nuk kane lidhje domosdoshmërisht me dashurinë por me funksionin e dobisë .

” Njerëzit duan të martohen sepse presin që me anë të saj të “rrisin nivelin e tyre të dobisë duke e krahasuar me atë që do të kishin nëse do të qëndronin beqarë”. Pra përmes ofertës dhe kërkesës për gra dhe burra “në tregjet martesore” , ata gjejnë bashkëshortin e tyre.

Për ekonomistët “tregu nuk është thjesht një vend por një proces përmes të cilit oferta dhe kërkesa përcaktojnë çmimin . Në tregjet “e mblesërisë” cmimi nuk përcaktohet në para por “cmimi” janë karakteristikat e vecanta në të cilat përputhin kërkesën me ofertën .

Bazuar në këto përcaktime në vitin1964, tre studentë të Harvard-it zhvilluan tregun e parë të organizuar të mblesërisë një algoritëm takimesh të quajtur Operation Match. Për të marrë pesë emrat e kandidateve “të përputhshëm me kërkesat e përdoruesit ” përdoruesi duhet t’ju përgjigjej 135 pyetjeve dhe të paguante 3 dollarë.

Padyshim që tregjet e organizuara zyrtare të mblesërisë funksionojne më mire se tregjet e vogla familjare e miqësore për shkak të “volumit të transaksioneve ” .

Nobelisti tjetër Alvin Roth shkruan se tregjet e mbesërisë që funksionojnë mirë nese janë mjaftueshëm ” te populluar “. Fundja miqtë dhe nënat tona njihnin disa dhjetëra njerëz, ndërsa një platformë takimesh ka qindra mijëra pjesmarrës. Tregu i vogel i takimeve, te “Miqve dhe nënave ” tona shpesh ishte i pamjaftueshëm pikërisht për numrin e ulet të pjesemarresve .

Organizimi i tregjeve , përdorimi i algoritmave e kanë pershpejtuar, procesin e gjetjes së një partneri të përshtatshëm . Por as atëherë tregjet e vogla private e as SOT algoritmet e sofistikuara të takimeve në internet nuk garantojnë dashurinë.

Ndaj do të vazhdojmë ta pyesim njëri tjetrin – ti je martuar me dashuri apo mblesëri ?

Share: