Home Gjeo-Ekonomia Fasonët e huaj po ikin! Ndoshta duhet ti kemi shqiptare këto ndërmarrje?

Fasonët e huaj po ikin! Ndoshta duhet ti kemi shqiptare këto ndërmarrje?

Nga Blertë Kraja

Po marr shkas nga lajmet qe industria fason, po merr goditje vijuese ne vend e me konkretisht nga largimi i nje prej klienteve italiane te nje kompanie fason ne Shkoder, a nuk do te ishte momenti per nje transformim, qe ate produkt te perfunduar me mall porositesi, keto kompani ta prodhojne vete?

Psh te merren statistikat e doganes sesa veshje intime importojme dhe ajo sasi te prodhohet ne vend? Keshtu e ka transformuar sektorin e cimentos drejtori i pergjithshem i pare i doganave shqiptare Ahmet Borici. Pasi pa sasite e cimentos qe zhdoganohej tha po pse te mos e prodhojme cimenton vete dhe i nxiti kesisoj nje grup investitoresh shkodrane te krijonin te paren shoqeri aksionere me oferte publike ne vend, “Portland Cimento Shkodra” (24 prill 1930).

Tashme jane krijuar shoqeri te konsoliduara te industrise se lehte, me linja prodhimi moderne, me punonjes te kualifikuar e pse nuk mundemi te pakten te prodhojme per nevojat e vendit e me pas per eksport?

Ndoshta duhet krijuar edhe nje program financiar mbeshtetes nga qeveria, per industrine e lehte, qe te kaperceje ylberin:-) nga fason (fitim i vogel dhe nje pune skllaveruese) ne industri prodhuese per nevojat e vendit dhe per eksport. Ne mos paste shprese duhet ta shpikim ate:-)

Share: