Home KRYESORE Negociatat e Rithemelimit me grupin e Bardhit për bashkimin, Noka: Presim të...

Negociatat e Rithemelimit me grupin e Bardhit për bashkimin, Noka: Presim të kthehet nga Amerika, Gjekmarkajn e kam mik, por…

Flamur Noka beson se bashkimi demokratëve është çështje ditësh.

Në një kohë që Sali Berisha është dënuar të mos zbresë në tokë, i besuari i tij u shfaq në karrigen e lënë bosh nga lideri historik për t’i dhënë lajmin mbështetësve.

Mesazhin, më shumë sesa për demokratët, Flamur Noka e kishte për deputetët të cilëve po i soset durimi nga pritja e gjatë.

E ndërsa bashkohen për formulën e bashkimit të cilën e mbajnë ende diskret, ajo që ndan palët janë qëndrimet për organet e drejtësisë, një prej të cilëve më të rëndësishmen SPAK, Flamur Noka e sulmoi sërish nga selia e partisë duke e akuzuar për amnisti të krimeve zgjedhore të specialistëve.

“E kuptoj shqetësimin, por ju them se është një shqetësim që nuk qëndron. Grupi parlamentar i PD është i bashkuar dhe ky bashkim është që në shtator. Grupi parlamentar i PD është i gjitihë në aksion dhe ky aksion as është ndaluar dhe as do ndalet.

Ka vetëm një moment që ne jemi duke e konkluduar dhe ky moment është bashkimi tërësor në struktura dhe në ekipin e PD. Pra ajo që kemi thënë vazhdimisht, fuzioni total në parti. 

Nuk ka asnjë pengesë, nuk ka asgjë që mund të ndalë këtë bashkim tërësor. Ka vetëm një panik nga Edi Rama dhe regjimi i tij për këtë bashkim.

Dhe sigurisht në këtë panik, Edi Rama mundohet të fusë pirueta duke keqinterpretuar apo duke tentuar të keqinterpretojë deklaratat e kolegëve.

Pra, zoti Gjekmarkaj nuk ka thënë për asnjë moment që bashkimi nuk do ndodhë, bashkimi do ndodhë. Unë jam në kontakt të përditshëm me kryetarin e grupit, zotin Bardhi, me zotin Gjekmarkaj, të cilin e kam edhe mik. 

Nuk ekziston askund as edhe një hije e vogël për bashkimin. 

…Është e vërtetë që ne e kemi thënë se muaji janar do jetë muaji i bashkimit dhe ne jemi thuajse në përfundim të këtij procesi. Presim që kryetari i grupit parlamentar dhe disa të tjerë të kthehen nga një vizitë në SHBA dhe do konkretizojmë gjithçka”, deklaroi Noka.

Top Channel

Share: