Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Profili fallco dhe vdekja si akti i fundit i trishtimit!

Profili fallco dhe vdekja si akti i fundit i trishtimit!

(4 Janar dhe vetvrasja e nje zonje 41- vjecare )

Nga Nora Malaj

Nuk kane kaluar shume dite nga ardhja e Vitit te Ri dhe neper rreshta lexon qe nje grua vetvritet !
Me pas lexon :

“ Kjo është k**** e fabrikës’/ Dalin FOTOT, si shantazhohej 41-vjeçarja në TikTok.

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka shokuar qytetin e Durrësit. 41-vjeçarja nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Media ka siguruar një prej fotove që shpërndaheshin në TikTok, ku komentoheshin në mënyrë vulgare fotot e saj normale.

“Kjo është k* e fabrikës’/ Dalin FOTOT, si “Kjo është k* e fabrikës së Sukthit k e Sukthit kjo q*** me lekë,“-shkruhej në foto.”

Nje grua , nje nene, nje bashkeshorte, nje bije , nje qyetare e ketij vendi, nje si ne , që kishte ndertuar jetën me shumë sakrifica , që sipas medias , bashkeshortin dhe njerin nga djemte e kishte ne kurbet , punonte ne fasoneri dhe mundohej te mbante nje familje me sakrifica , papritur behet pre e Tik- Tokut me nje adrese fallco …

Ne fillim friksohet, lendohet dhe ndjen që cdo fjalë dhe fyerje qe i behet i krijon nje gjendje ankthi, makthi, frike dhe me pas fillon bullizimi dhe ajo gjendet ne tmerrin e fyerjes !

Tashme ndjehet qe keta non nome ( pa emer) e kane vene ne cepin e rringut dhe e godasine fort , oa meshirë, duke perdorur fjalen dhe tastiereb , me fyerje pa fund . Te gjithe jane fshehur e shohin kete ç’ nderin absurd , ne grup, që shfrymë makthin e tyre si korri i brejtësave dhe e gervishin, e çjerrin , e mundohen ta poshtërojnë deri në rrenim , kete zonje ne rrjetin e nevertshem per mua “ Tuk- Tok” ku behen virale njerez pa kulture , me nje zhargon rruge , qe te skandalizojne dhe shoqeria heshte dhe argetohet , bejne thashetheme veshe me veshe e skermisin dhembet e tyre me kenaqesine e mazohisteve të turmës .

E gjora , e vetme , ( e ndjera ne dhimbjen e madhe) guxoi te denonconte po rrishtazi asnje gje . Atëherë depresioni e dhimbja e vune perpara , se vulgu dhe arroganca e njerezve te ligj nuk e kanë problemë te te viktimizojne . Ata , kenaqin egon e tyre me emer fallco dhe e perdorin zonjen deri ne kufurin ku depresioni e ve perpara . Ajo , nuk ka mundesi me ke te keshillohet . Ne pune ??? .. nuk ka gjasa e se e ndjene që atje thashethemnaja ka marre krahe , ne shtepi … është e vetme , se badhkrshortin e ka ne kurbet dhe femijejeve nuk mund t’u tregoj kete mynxyre, se do t’i ruaj nga ky horror qe po perjeton..

Kujt ti drejtohet ??!! Policisë … Po pastaj … Asgje e re pas kesaj … Ajo e ndjen qe e kane futur ne gracke , po nuk i njeh armiqtë , se ata jane fshehur pas emrave te rreme , pas profileve fallco … Ka nje breng dhe nje dhimbje pertej njerezores , por nuk do t’ua prishi femijeve … Pret dhe Vitin e Ri … Pret dhe bashkeshortin qe vjen nga kurbeti dhe nuk gjen me force te perballoj denigrimin që i ka ulur vetvleresimin dhe aktin e vetvrasjes e sheh si shpetim.

Kjo grua është sot deshmia me e gjalle e dhimbjes qe po perjeton sot qenia njerezore qe është e pambrojtur perballe dhunes virale qe behet ne Tik- Tok e ne rrjetet social .

Sot nuk humbi jeten nje grua ( kjo nuk është ceshtje gjinore) po ajo e bekuara u vetflijua perballe kesaj shoqerie ,e cila kulturen e ka ndryshuar me mos kulturën, ku me format me te ndyrat po perdore vulgaritetin si gjyq per interesa meskine, ku injorancen e ka kthyer ne kryefjale te jetës dhe ku perballja dhe perbaltja është nje ushqim per te shyqer e perzvalur qenien njerezore , per ta bere tabele qitje per ata që forcen e tyre e gjejne te shpifja , me fyerja te dhuna e frikshme qe prodhon fjala .

Kur fjala vret , tregon qe shoqeria eshte ne grahmat e fundit te saj ! Tunduni njerez nga kjo e keqe e madhe qe po prodhohet me keto profile fallco , me keto perzvalje ne Tik- Tok me keto rrjete qe po marrin jeten e njerezve peng .

Vetvrasja e kesaj gruaje është britma me e madhe qe ajo na tregoi se në cfarë bataku disa qenie njerëzore po rriten dhe po denigrojne njerezit që janë qenie me te pafajme !

Sot pertej cdo apeli duhet te mbrojmë njeriun nga armiku i dukshem dhe ai qe fshihet pas tastjerës dhe vret me gjuhen e gishtat e tij vrastarë!
Sot askush qe ka nje jete mbi supe nuk duhet te heshti por te veproje ! Te gjithe !

Qe nga Presidenti, Parlamenti, Qeveria, shoqeria civile , media dhe te gjithe ata qe meritojnë te quhen njerez dhe te ecin krahe per krahe me njerezit !
Sot secili prej nesh mori nje dhimbje se bashku me kete grua që u flijua nga fjalet që e vrane ! !!

Share: