Home Gjeo-Ekonomia Raketat Javelin “trazojnë” Moskën/ “Po minohet dialogu!”, zyrtarja ruse: Përpjekje për të...

Raketat Javelin “trazojnë” Moskën/ “Po minohet dialogu!”, zyrtarja ruse: Përpjekje për të armatosur strukturat ilegale paramilitare të Prishtinës

Blerja e raketave anti-tank “Javelin” nga Kosova, duket se ka “trazuar ujërat” edhe në Moskë.

Mediat serbe raportojnë se zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka deklaruar se vendi i saj “dënon fuqishëm” planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i shesë raketat anti-tank “Javelin” Kosovës.

“Po flasim për çdo përpjekje për të armatosur strukturat ilegale paramilitare të Prishtinës. Mospërfillja e të drejtës ndërkombëtare dhe dispozitave të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë, tregojnë se Uashingtoni dhe aleatët po minojnë përparimin e negociatave për çështjen e Kosovës dhe rrisin rrezikun për destabilizim si në provincë, ashtu edhe në rajonin e Ballkanit”, ka thënë Zakharova, sipas “Novosti”.

360grade.al

Share: