Home Gjeo-Ekonomia Rama paralajmëron vizitë në Shkup, kryeministri: Shpresoj që edhe Kurti të jetë...

Rama paralajmëron vizitë në Shkup, kryeministri: Shpresoj që edhe Kurti të jetë atje! Në Prishtinë nuk kam zhvilluar takime sepse…

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se për pak ditë do të shkojë në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në një takim rajonal.

Rama tha se shpreson që të takojë atje dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ndërsa tha se edhe në Prishtinë do të shkojë, por vizita është vonuar për shkaqe që nuk lidhen me ndonjë problem.

“Unë di që për pak ditë do të jem vetë në Shkup për një takim rajonal që do të jetë atje. Shpresoj të jetë dhe kryeministri i Kosovës. Nuk e di nëse do të vijë apo jo, nuk e kam këtë informacion, por besoj se do të takohem.

Nuk e kam realizuar vizitën atje aq shpejt sa unë mendoja, por jo për shkaqe që lidhen me ndonjë problem në Prishtinë, por thjesht sepse e kanë pritur disa zhvillime që kanë filluar të ndodhin, pastaj do të shkoj patjetër”, tha Rama.

360grade.al

Share: