Home KRYESORE Rama-Berishës: Kërkon të ndezësh flakën në parlament? Nuk ke shans, kjo do...

Rama-Berishës: Kërkon të ndezësh flakën në parlament? Nuk ke shans, kjo do marrë fund…

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Edi Rama ka ironizuar Berishën duke thënë se edhe nëse përdor gjithë arsenalin e gojës dhe nëse ndez flakë parlamentin, nuk e çon askund, vetëm poshtë ballkonit. 

Do të ndezësh flakën në parlament? Ndizi. Do të përdoresh gjithë arsenalin e gojës? Përdore! Por asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans, jo t’i marrësh, por as të dëgjohesh nëse nuk i jep kohë tjetrit të flasë. Nuk e di kur, por dhe kjo do marrë një fund dhe nuk do ta përdorë njeri më vonë. Nuk të çon askund.  Të çon poshtë ballkonit po, je i lirë ta bësh!!”, Rama.

Top Channel

Share: