Home Gjeo-Ekonomia Trafikim i qënieve njerzore, Norvegjia pezullon birësimin e fëmijëve nga vendet e...

Trafikim i qënieve njerzore, Norvegjia pezullon birësimin e fëmijëve nga vendet e Lindjes së Largët

Autoritetet norvegjeze kanë vendosur të pezullojnë procesin e birësimit të fëmijëve nga Filipinet, Tajvani, Tajlanda dhe Koreja e Jugut, për shkak të disa rasteve të supozuara të paligjshme, sipas gazetës VG.

Shumica e fëmijëve që u birësuan në Norvegji vinin nga Koreja e Jugut, Tajlanda, Kolumbia, Tajvani dhe Filipinet, sipas AP.

Kreu i Drejtorisë Norvegjeze për Çështjet e Fëmijëve, Rinisë dhe Familjes, Hege Nilsen, tha se është i nevojshëm rishikimi i sistemit të birësimeve, pas pretendimeve të mediave për procedura të paligjshme. Disa fëmijë nga Filipinet thuhet se janë shitur dhe kanë falsifikuar certifikatat e pagëzimit.

Në nëntor, Drejtoria ndaloi birësimin e fëmijëve nga Madagaskari, për shkak të mundësisë që standardet ndërkombëtare të mos respektohen.

Norvegjia ka tre agjenci private që merren me birësimin e fëmijëve nga Tajlanda, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Hungaria, Bullgaria, Republika Çeke, Kolumbia, Peruja, Tajvani dhe Filipinet./

360grade.al

Share: