Home KRYESORE 20 shkurti/ “Hapja e dosjeve, premtim i pambajtur 33-vjeçar i PD”, Basha:...

20 shkurti/ “Hapja e dosjeve, premtim i pambajtur 33-vjeçar i PD”, Basha: Instrumentet e diktaturës mbeten të pacënuara

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën në forumin “Përballja me të kaluarën/ Multiperspektiva në histori”, në kuadër të 20 shkurtit, ka deklaruar se më shumë se një gjeneratë pas rrëzimit të bustit, instrumentet e diktaturës mbeten të pacënuara, referuar procesit të lustracionit.

Ai u shpreh se hapja e dosjeve, një premtim i pambajtur 33-vjeçar i PD, ndërsa shtoi se dosjet famëkeqe vijojnë të luajnë rol në kontrollin politik të shoqërisë.

Sot ëshrë koha të hedhim tutje mitet e rreme, të largojmë mbeturinat e shtatoreve brenda vetes sonë, të kuptojmë se frika si instrument sundimi, pavarësisht se në çfarë dimensioni, është dhe mbetet trashëgimi e të kaluarës, dhe të nisim misionin e vështirë të emancipimit të shoqërisë shqiptare nga diktatura, mbetjet e diktaturës.

Ta nxjerrim shoqërinë shqiptare nga hijet e të shkruarës, pavarësisht formave e mënyrave që na serviret.

Sot është një ditë për t’ju kthyer emocioneve të gëzueshme, të përmbys së frikës ato 24 orëve të 20 shkurtit dhe të zotohemi që ato emocione t’i kthejmë në normalitet për Shqipërinë e shqiptarët, tha ai.

360grade.al

Share: