Home KRYESORE Aksioni IKMT pranë pikave kufitare: Hiqen 44 tabela dhe 5 kioska

Aksioni IKMT pranë pikave kufitare: Hiqen 44 tabela dhe 5 kioska

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka hequr 44 tabela dhe 5 kioskave që ishin vendosur në shkelje të ligjit anës akseve rrugore në drejtim të shtatë pikave doganore të vendit.

Sipas njoftimit të IKMT, bëhet me dije se gjatë javës 9 Shkurt-15 Shkurt janë ekzekutuar në total 49 veprime, 44 prej të cilave lidhen me heqjen e tabelave dhe elenteve të tjera të paligjshme anash akseve rrugore.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është angazhuar me kohë të plotë dhe ka kryer aksionin për objekte/tabela të paligjshme në akset kryesore rrugore drejt shtatë pikave të kalimit kufitar të Republikës së Shqipërisë.

Ky operacion u shtri në akset rrugore drejt pikave Doganore Muriqan, Hani i Hotit, Morinë, Kakavvijë, Qafë-Thanë dhe Kapshticë”, njofton IKMT, e cila thekson se synon të garantojë për qytetarët lirimin e hapësirave publike për një territor dhe mjedis të pastër.

Nga data 09.02.2024 -15.02.2024 janë ekzekutuar gjithsej 49 veprime, nga të cilat 44 janë veprime për prishjen e tabelave/billbordeve dhe 5 kioskave.

-12 tabela në pikën doganore të Muriqanit
-5 tabela në pikën doganore të Hanit të Hotit
-9 tabela dhe 4 kioska në pikën doganore të Morinës
-5 tabela dhe 1 kioskë në pikën doganore Kapshticë
-5 tabela në pikën doganore Qafë-Thanë
-8 tabela në pikën doganore Kakavijë

360grade.al

Share: