Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur mbrëmjen e sotme në një intervistë televizive në lidhje me bashkimin e sotmë me Berishën.
Bardhi për emisionin “5 Pyetje” nga Babaramo ka shprehur dhe qëndrimin e tij në lidhje me Kryetarin e Partisë së Vulës Lulzim Basha. Bardhi ka thënë se Lulzim Basha nuk ka qenë qartësisht i pozicionuar në opozitë sipas tij.
“Lulzim Basha nuk është i pozicionuar qartësisht në opozitë, ndërkohë që duhet të ishte krah cdo demokrati, opozitar në betejë kundër Edi Ramës. Rrugët tona ndahen në këtë pikë. Unë kam kundërshtar Edi Ramën. Kjo është e vetmja studio ku diskutohet për bashkimin e opozitës, ky është lajm i keq për Edi Ramën” tha ai.
360grade.al